Tetar Liridon Selimi fitoi vendin e dytë në Garën Ushtarake Ndërkombëtare në Kroaci

Në mesin e pjesëmarrësve nga 13 shtete të Botës, garues të Garës Ushtarake Ndërkombëtare në Republikën e Kroacisë, ushtaraku i Forcës së Sigurisë të Kosovës, tetar Liridon Selimi (Kompania e Operacioneve Civile) zuri vendin e dytë, duke u renditur pas ushtarakut rumun rreshter Mera Dorel Silviu si dhe duke lënë pas ushtarin amerikan William Hennesy. 

Konkursi i këtij viti është organizuar nga Komanda e Trajnim dhe Doktrinës \"Fran Krsto Frankopan\" të Ushtrisë Tokësore kroate. Konkurrentët dhe pretendentët nga tri kategori, një total prej 146 ushtarakësh, kanë zotëruar gjatësinë e përcaktuar të garës prej 40 kilometrave, në kazermën \"Josip Joviç\" si dhe fushën e Krbava-s.

Gara u zhvillua në fazën kualifikuese, pra gjuajtja kualifikuese me armë, që u mbajt më 9 maj 2019 si dhe gara kryesore ku sipas planit duhej të kalohej distanca prej 40 kilometrash, më 12 stacione punuese dhe 8 pika kontrolli.

Stacionet punuese në të cilat u sfiduan ushtarakët garues ishin: navigimi, hedhja e granatës, poligoni i kalitjes,  gjuajtje me VHS D2 (automatik),  gjuajtje me HS - 9 (pistoletë), gjetja e lokacionit në hartë, identifikimi dhe kontrolli i personit, ndihma e parë në fushëbetejë,  gjuajtja me AT-4 (antitank), kalimi i zonave të minuara dhe kontaminuara, kalimi i lumit mbi litarë dhe thirrje për zjarr indirekt.

Kosova, përkatësisht ushtria e saj, në Garën Ushtarake Ndërkombëtare në Republikën e Kroacisë u përfaqësua nga dy ushtarakë të rinj, rreshter Lorik Ramaj dhe tetar Liridon Selimi, ku ky i fundit tregoi sukses të madh në garë duke fituar vendin e dytë.
 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31