Komandanti i FSK-së priti një delegacion të oficerëve ushtarakë nga Turqia

Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, priti një delegacion oficerësh të lartë ushtarakë në krye me gjeneral brigade Umut Yildiz, të cilët po qëndrojnë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në FSK për të marrë pjesë në Takimin Vjetor të Dialogut Ushtarak që po zhvillohet mes ushtarakëve, përfaqësues të MM-së dhe FSK-së si dhe delegacionit nga Turqia.

Në takimin e përbashkët të gjeneralëve Rama dhe Yildiz u bisedua për marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet FSK-së dhe Forcave të Armatosura të Turqisë, shkëmbimet dhe aktivitetet shkollore, trajnuese dhe ato të stërvitjeve, të cilat janë duke u zhvilluar në kuadër të marrëveshjes dypalëshe ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes të Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Turqisë.

Në fund, të dy gjeneralët shprehën gatishmërinë për ngritjen e nivelit të bashkëpunimit si dhe  angazhim edhe më të madh në identifikimin e aktiviteteve dhe zgjerimin e fushave të bashkëpunimit  sipas marrëveshjes.
 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31