Drejtori për Politikat e Mbrojtjes mori pjesë në Seminarin për angazhimin e Francës në Ballkan

Sesioni i parë i Seminarit Ndërkombëtar për Ballkanin,  që u mbajt në Shkollën Ushtarake në Paris, u organizua nga Instituti i Studimeve të Larta të Mbrojtjes Kombëtare (IHEDN),  nën  patronazhin e kryeministrit të Francës.

Seminari është i pari i këtij lloji dhe ka të bëjë me ri-angazhimin e Francës në Ballkan.

Në këtë seminar, Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës e përfaqësoi drejtori i Drejtorisë për Politikat e Mbrojtjes, z. Faruk Geci. Pjesëmarrës në këtë seminar ishin përfaqësuesit e të gjitha shteteve të rajonit, profesionistë civilë të administratës shtetërore, ushtarakë si dhe  përfaqësues të shoqërisë civile.

Temat që u diskutuan në Seminar kryesisht kishin të bënin me diplomacinë franceze në Ballkan, dinamikën e pajtimit, krimin e organizuar si sfidë për sundimin e ligjit, radikalizmin, dinamikat trans-kufitare, sigurinë kibernetike, integrimin euroatlantik, aktorët kryesorë ndërkombëtarë në Ballkan, kontributin e Ballkanit në sigurinë dhe paqen e Evropës etj..

 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31