Ministri Berisha i dërgon telegram ngushëllimi homologes Xhaçka dhe familjes së ushtarakes Hasanaj

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës z. Rrustem Berisha, pas rënies në krye të detyrës së ushtarakes shqiptare nëntetare Zarife Hasanaj, i ka dërguar telegram ngushëllimi Ministrisë së Mbrojtjes, Forcave të Armatosura të Shqipërisë si dhe familjes së dëshmores më të re të kombit shqiptar, familjes Hasanaj.

Në telegramin e ministrit Berisha thuhej:

“Rënia në krye të detyrë e nëntetares Zarife Hasanaj, gjatë misionit të NATO-s në Letoni, është një lajm i hidhur si për ne në Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, ashtu edhe për të gjithë oficerët dhe ushtarët e Forcës së Sigurisë të Kosovës’’.  Nëntetarja Zarife Hasanaj, dëshmorja më e re e kombit shqiptar, si një dëshmore e paqes dhe sigurisë, na dëshmon të gjithëve se edhe mbrojtja e paqes kalon nëpër sakrifica dhe përballje të rrezikshme për përmbushjen e detyrave ushtarake. Në emër të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë të Kosovës, ju shpreh ngushëllime të thella familjes së nëntetares Zarife Hasanaj, Ministrisë së Mbrojtjes, Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe gjithë popullit shqiptar, si dhe u urojmë shërim të shpejtë majorit  Klodian Tanushi dhe rreshterit  Julian Kapaj.

Pusho në paqe Heroinë!’’

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31