Certifikohen 14 deminerë të rijnë të FSK-së

Kompania e Deminimit e FSK-së, me kapacitetet e saj, ka realizuar trajnimin bazik për 14 pjesëtarë të FSK-së, të cilët do t`iu  bashkohen ekipeve të deminimit në kryerjen e misionit për pastrimin, largimin dhe eliminimin e mjeteve të pashpërthyera në të gjithë territorin e Kosovës. 

Trajnimi është realizuara nga data 04 mars 2019 e deri më 12.04.2019, me fokus pastrimi i  fushëbetejave dhe fushave të tjera të minuara.

Në ceremoninë e mbajtur me rastin e përfundimit të trajnimit ishin të pranishëm: komandanti i Regjimentit të Mbrojtjes Civile koloneli Shaip Haziri, këshilltari amerikan i NALT-it, nënkoloneli Todd Essing  dhe oficerë dhe nënoficerë të FSK-së.

Kolonel Haziri pjesëtarëve të FSK-së, përkatësisht deminerëve,  iu uroi punë të mbarë, siç u shpreh ai, në punën fisnike dhe  me plot sfida në mbrojtje të jetës së qytetarëve të Kosovës, pa dallim. Ai kërkoi nga ta qe të kenë kujdes të shtuar gjatë punës së tyre, duke pas parasysh rrezikun me të cilin ballafaqohen çdo ditë.

Ndërsa, nënkoloneli Essing, i  përgëzoi kursantët për suksesin duke iu uruar punë të mbarë dhe shëndet në detyrat e tyre të reja.

Këta pjesëtarë u bashkohen radhëve të ekipeve të Kompanisë së Deminimit në terren për të  vazhduar punën e palodhshme  në eliminimin e të gjitha rreziqeve nga mjetet shpërthyese.

Në fund të ceremonisë janë ndarë certifikata për të gjithë kursantët.

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30