Gara e ushtarit më të mirë në kuadër të Brigadës së Mbështetjes Operacionale

Në ambientet e  kazermës ,,Adem Jashari” të Komandës së Forcave Tokësore,  është  mbajtur ceremonia e garës së ushtarit më të mirë në kuadër të Brigadës së Mbështetjes Operacionale (BMO).

Në ceremoni të pranishëm ishin: komandanti i Forcave Tokësore (KFT), gjeneral brigade Enver Cikaqi, komandanti i BMO-së, gjeneral brigade Naim Haziri, zv. komandanti i BMO-së, kolonel Avdi Rraci, komandanti i Regjimentit të Mbrojtjes Civile, kolonel Shaip Haziri, komandantët e batalioneve të BMO-së  si dhe oficerë dhe nënoficerë të FSK-së.

Komandanti i BMO-së, gjeneral brigade Naim Haziri u shpreh i kënaqur me mbajtjen e kësaj  gare, ku theksoi se “vetë prezenca e komandantit të Komandës së Forcave Tokësore dhe e juaja oficerë të nderuar tregon për interesimin tuaj për këtë aktivitet në kuadër të brigadës.

I përgëzoj organizatorët dhe rreshter majorët që kanë punuar gjatë gjithë kohës për organizimin e garës, në veçanti i falënderoj pjesëmarrësit e kësaj gare. Gjatë realizimit të garës kam parë përkushtimin e secilit prej jush për të dhënë më të mirën, duke shprehur  aftësitë dhe shkathtësitë e tuaja si në punë individuale ashtu edhe grupore”.

Në emër të FSK-së, foli rreshter majori i komandantit të FSK-së, Genc Metaj, i cili pasi falënderoi të pranishmit në ceremoni dhe organizatorin e garës për mbajtjen e saj me sukses, ndër të tjera,  theksoi se “na presin sfida të tjera në organizimin e garës tashmë ndërkombëtare, e cila do të organizohet në nivel të FSK-së, në fund të muajit prill 2019. Kjo garë në kuadër të BMO-së është vetëm parapërgatitje  për garën finale me karakter ndërkombëtar”.

Ndërsa, rreshter majori i Brigadës së Mbështetjes Operacionale, Besim Berisha, i njoftoi të pranishmit me disiplinat në të cilat është zhvilluar gara dhe kohën e mbajtjes së saj.

‘’Gara është mbajtur  nga data 12 mars deri më 14 mars  2019  në këto disiplina:  njohuri të përgjithshme, testi fizik, navigim tokësor, grup aktivitetesh si dhe marshimi prej 15 kilometrash me ngarkesë”.

Fitues të garës ushtari më i mirë në kuadër  të BMO-së janë shpallur; me vend të  parë  tetari Labinot Vuniqi nga Batalioni i Logjistikës, me vend të dytë tetari Besnik Nebihu nga Regjimenti i Mbrojtjes Civile dhe  me vend të tretë ushtari Mehdi Bajraktari, i cili shërben në Batalionin e Logjistikës.

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
25 26 27 28 29 30 31