Zëvendësministri i Mbrojtjes Burim Ramadani dhe komandanti i FSK-së gjeneral Rrahman Rama i ndanë medalje këshilltarit të NALT-it, kolonelit Jamie Dailey

Në mjediset  e Ministrisë së Mbrojtjes, sot u organizua një ceremoni përshëndetëse për shefin e deritashëm të këshilltarëve të NALT-it (Ekipit Këshillues Ndërlidhës të NATO-s për FSK-në) kolonelin Jamie Dailey, i cili përfundoi misionin njëvjeçar në FSK. 

Në këtë ceremoni të pranishëm ishin: zëvendësministri Burim Ramadani, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, sekretari i përgjithshëm, z. Shkëlzen Sylaj, përfaqësues të NALT-it si dhe gjeneralë dhe pjesëtarë të lartë të Ministrisë dhe FSK-së.

Zëvendësministri i Mbrojtjes, z. Ramadani në emër të ministrit Berisha dhe të Ministrisë së Mbrojtjes, falënderoi kolonelin amerikan, Jamie Dailey, për angazhimin dhe kontributin që ka dhënë gjatë shërbimit të tij për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në, në kuadër të NALT-it. 

Me këtë rast z. Ramadani veç tjerash shprehu mirënjohjen dhe falënderimin për kolonelin amerikan Dailey. “ Ishte kënaqësi për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në që patëm rastin të bashkëpunojmë me kolonelin Daily. Jemi të bindur se rruga jonë është e sigurt, e mbështetur dhe në partneritet të plotë me NATO-n dhe SHBA-të”, tha z. Ramadani.

Zëvendësministri Ramadani i dha mirënjohje dhe medalje shefit të NALT-it për bashkëpunimin dhe kontributin e tij profesional në FSK.

Ndërsa, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, duke ia dhënë medaljen kolonelit Dailey, shprehu konsideratë të lartë për punën, kontributin, përkushtimin profesional dhe për bashkëpunimin me FSK-në.

Në fund, shefi i deritashëm i këshilltarëve të NALT-it, koloneli amerikan, Jamie Dailey, u shpreh më se i lumtur për kohën gjatë shërbimit  të tij në këtë detyrë, duke e falënderuar  MM-në dhe FSK-në për bashkëpunimin e shkëlqyer gjatë qëndrimit në detyrën e shefit të NALT-it. 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31