Gjeneral Irfete Spahiu vizitoi Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes të FA të Shqipërisë

Në kuadër të bashkëpunimit dypalësh ndërmjet Forcës së Sigurisë të Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, nga data 12 deri më 13 mars 2019, një delegacion i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes i FSK-së i udhëhequr nga gjeneral brigade Irfete Spahiu, komandant i KDS-së, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në KDS të FARSH-së në Tiranë. 

Qëllimi i vizitës ishte bashkëpunimi i dyanshëm në sferën e edukimit, në zhvillimin e programeve stërvitore dhe shkëmbimi i përvojave ndërmjet dy institucioneve.

Delegacioni FSK-së, gjatë vizitës dyditore, u prit nga komandanti i KDS-së, gjeneral brigade Bajram Begaj dhe stafi i tij, me ç ‘rast u njoftua nga afër me aktivitetet e KDS-së të FARSH-së, të cilat u prezantuan nga Akademia e Forcave të Armatosura, DASK ( Dega e Arsimit/ Stërvitjes dhe Kurrikulës) si dhe nga Shkolla e Trupës dhe Qendra e Doktrinës dhe Kërkimit.  Po ashtu, delegacioni vizitoi edhe Qendrën e Simulimit dhe Qendrën e Gjuhëve të Huaja.

Gjeneral brigade Spahiu u prit në takim edhe nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm  i  Forcave të Armatosura gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, ku temë diskutimi ishte bashkëpunimi ndërmjet KDS-së të FARSH-së dhe KDS-së të FSK-së.

Gjeneral brigade Irfete Spahiu, pasi shprehu falënderime për mikpritjen dhe mbështetjen që FARSH i ka dhënë ndër vite FSK-së, në veçanti KDS-së, ajo vlerësoi lart edhe përvojën e çmuar të fituar nga FARSH, bashkëpunimin e vazhdueshëm, si dhe gatishmërinë për qasje të përbashkët në raport me partnerët si një nga prioritetet e së ardhmes.

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
25 26 27 28 29 30 31