Gratë në Ministri të Mbrojtjes dhe FSK festuan 8 marsin

Me rastin e 8 marsit Ditës Ndërkombëtare të Gruas, sot në ambientet e Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës u organizua një takim me gratë e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Forcës së Sigurisë të Kosovës.

Me këtë rast, zëvendësministri i Mbrojtjes, z. Burim Ramadani së bashku me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Rrahmann Rama, sekretarin e përgjithshëm, z. Shkëlzen Sylaj, gjeneralët: Xhevahir Geci dhe Naim Haziri, uruan gratë e Ministrisë dhe të FSK-së.

Zëvendësministri Ramadani, në emër të Ministrit të Mbrojtjes, z. Rrustem Berisha dhe në emër të Ministrisë, ka uruar të gjitha gratë që shërbejnë në Ministri, dhe oficeret dhe nënoficerët që shërbejnë në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe ushtaret e NATO-s. Ai njëherësh i ka përgëzuar ato për angazhimin e tyre, për punën profesionale si dhe për sukseset dhe të arriturat e përgjithshme të Ministrisë dhe të FSK-së.

,,Sot me rastin e festes ndërkombëtare të gruas, 8 marsin, uroi të gjitha femrat e Kosovës dhe me një urim të veçantë ushtaret e Kosovës dhe të vendeve të NATO-s. Gratë dhe burrat e Kosovës kanë ndarë sakrificën për lirinë dhe pavarësinë, kështu ndajnë përgjegjësinë për konsolidimin dhe zhvillimin e vendit. Andaj sot kujtojmë me respekt të gjitha ato gra që  kanë dhënë jetën për lirinë’’.         

Ministria e Mbrojtjes të gjitha grave pjesëmarrëse u ka dhuruar nga një vazo me lule.   

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31