Ministri i Mbrojtjes dhe Komandanti i FSK-së homazhe në Memorialin Përkujtimor në Prekaz

Ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, të shoqëruar nga zv. ministrat Burim Ramadani dhe Agim Çeku, sekretari i Përgjithshëm Shkëlzen Sylaj, gjeneralë, oficerë të FSK-së, si dhe zyrtarë të lartë të Ministrisë, sot bënë homazhe tek varri i Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familja Jashari, për nder të „Epopesë së UÇK-së“.

Me këtë rast, ministri Berisha, tha: „Ky përvjetor është më i veçantë, pasi që festohet bashkë me ushtrinë e Kosovës.

Jemi këtu për të nderuar të gjithë ata që vlerësuan se liria e vendit është më e shenjtë se sa jeta e tyre, e familjes së tyre. E veçanta e këtij përvjetori është se ne kësaj radhe vijmë me një mandat të ri, me një mision të ri, vijmë si Ministri e Mbrojtjes dhe me mandat ushtarak, që ishte edhe synimi i këtyre, që sot i kujtojmë“, tha ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha.

Pas homazheve tek varrezat, delegacioni i Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, u prit edhe në Kullën e Jasharajve nga kryefamiljari Rifat Jashari. 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
25 26 27 28 29 30 31