Ministri Berisha dhe komandanti i FSK-së, gjeneral Rrahman Rama dekorojnë nënkolonelin Paul Stainthorpe

Ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha dhe komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, me një ceremoni zyrtare, të mbajtur sot në mjediset e Ministrisë së Mbrojtjes, kanë nderuar me mirënjohje dhe dekoratë nënkolonelin Paul Stainthorpe, këshilltar ushtarak i komandantit të FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Ramës, pas përfundimit me sukses të detyrës në FSK.

Ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha, me këtë rast e ka falënderuar këshilltarin ushtarak të komandantit të FSK-së, nënkolonelin Paul Stainthorpe, për angazhimin e tij, e në veçanti për përkrahjen që ai ua ka dhënë ushtarëve të FSK-së gjatë ushtrimit „Cambrian Patrol“, që ishte një ngjarje vjetore e organizuar dhe e  drejtuar nga Brigada 160-të e Këmbësorisë nga Uellsi, me seli në Breçon,  dhe ushtrimit “Albanian Lion” të zhvilluar në Shqipëri.

Ministri Berisha vlerësoi lart kontributin e nënkolonelit Stainthorpe, me c’ rast  i dha Mirënjohje për punën e pakursyer gjatë shërbimit të tij në MFSK, ndërsa  komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, pasi që e falënderoi këshilltarin e tij, nënkolonelin Stainthorpe, për angazhimin e madh në thellimin e bashkëpunimit dhe kontributin e tij në ngritjen profesionale të FSK-së, e ka dekoruar me Medalje për punë vetëmohuese.

Nga ana e tij, nënkoloneli Paul Stainthorpe falënderoi ministrin Rrustem Berisha dhe komandantin e FSK-së, gjeneral Ramën për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që i kanë afruar gjatë shërbimit të tij në FSK. 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
25 26 27 28 29 30 31