Zëvendësministri Burim Ramadani dhe Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama në vizitë zyrtare në Letoni

Zëvendësministri Ramadani dhe Komandanti Rama, janë pritur në Riga të Letonisë nga Shefi i Mbrojtjes i Letonisë, në Ministrinë e Punëve të Jashtme, dhe në Qendrën Ekselente të NATO-s për Komunikim Strategjik.

Zëvendësministri për FSK, z. Burim Ramadani, dhe komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Rrahman Rama, janë pritur dje në takime zyrtare në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Letonisë dhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Letonisë.

Në takim me Shefin e Mbrojtjes së Letonisë, Gjenerallejtënant Leonids Kalnins, është diskutuar për procesin e transicionit të FSK-së dhe për thellimin e marrëdhënieve bilaterale midis Kosovës dhe Letonisë në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes.

Ndërsa, në Ministrinë e Punëve të Jashtme, delegacioni i MFSK-së janë pritur nga z. Albert Sarkanis, drejtor i Departamentit Europian. Me MPJ-në letoneze delegacioni i MFSK-së ka diskutuar mbi procesin e transicionit të FSK-së dhe planet e Kosovës për kontributin në sigurinë rajonale dhe globale.

Delegacioni i MFSK-së ka vizituar edhe Qendrën Ekselente të NATO-s për Komunikim Strategjik, në të cilën është diskutuar për angazhimet e NATO-s në përballjen me kërcënimet hibride dhe luftën informative të Rusisë. 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30