Ministri dhe komandanti i FSK-së ndanë mirënjohje dhe medalje për këshilltarët e NALT-it dhe atasheun turk

Në Ministrinë për Forcën e Sigurisë të Kosovës, sot u organizua një ceremoni lamtumireshe për dy këshilltarët e NALT-it, (Ekipit Këshillues Ndërlidhës të NATO-s për FSK-në) kolonelët: Kemal Olçar dhe Giovani Terebinto, si dhe për atasheun ushtarak turk, nënkolonelin  Rushen Abidinoglu.

Në ceremoni morën pjesë ministri Rrustem Berisha, zv. ministri Burim Ramadani, komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, sekretari i përgjithshëm Shkëlzen Sylaj, ambasadorja e Turqisë, ambasadori i Italisë, atashe ushtarakë, përfaqësues të NALT-it, si dhe gjeneralë dhe pjesëtarë të lartë të Ministrisë dhe FSK-së.

Në  fillim, ministri Berisha falënderoi  kolonelët: Olçar dhe Terebinto si dhe nënkolonelin Abidinoglu për kontributin që ata kanë dhënë gjatë shërbimit  të tyre për FSK-në. 

“Falënderoj atasheun Abedinogllu dhe këshilltarët Olçar dhe Terebinto për punën dhe angazhimin e tyre në Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe çmoj lart përkushtimin dhe angazhimin tuaj  në  ngritjen dhe profesionalizimin e FSK-së. Tashmë e kemi të shtruar rrugën dhe standardet e bashkëpunimit dhe jemi të përkushtuar që ta vazhdojmë dhe  avancojmë edhe më tutje këtë bashkëpunim.  Forcat e Armatosura të Republikës së Turqisë i ofrojnë FSK-së, çdo vit shkollim në të gjitha institucionet ushtarake arsimore në të gjitha nivelet. Përkrahja e shtetit turk është edhe  rezultat i punës së atasheut  Rushen dhe këshilltarit ushtarak Olçar. Andaj, shfrytëzoj rastin të ndaj mirënjohje për shërbimin  tuaj të suksesshëm  në mbështetje të  FSK-së  në të gjitha fushat,  si dhe për kontributin e juaj të jashtëzakonshëm në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve tona. Gjithashtu kam një falënderim të veçantë për angazhimin dhe kontributin e këshilltarit italian Xhovani Terebinto, i cili gjatë kësaj periudhe kohore na ka ndihmuar shumë me këshillat e tij të vlefshme në avancimin dhe profesionalizimin e MFSK-së. Shteti italian po kontribuon në vazhdimësi nëpërmjet KFOR-it për ruajtjen e paqes dhe sigurisë. Së fundmi, kemi nënshkruar edhe një marrëveshje  bashkëpunimi, e cila na obligon me shumë aktivitete të përbashkëta”, tha në fund të fjalës së tij ministri Berisha.

Ndërsa, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama shprehu konsideratë të lartë për punën e këshilltarëve të NALT-it, kolonelit Kemal Olçar dhe  kolonelit Giovani Terebinto, si dhe atasheut ushtarak turk, Rushen Abedinollu.

„Është një ngjarje e veçantë kur jemi bashkërisht në ceremoni të tilla. Ishte nder dhe respekt për mua dhe të gjithë oficerët që të punojmë bashkërisht me Ju, si profesionalist dhe të devotshëm në  kryerjen  e detyrave me sukses. Në karrierën time kam punuar me shumë personalitete të ndryshme, por sot nuk mundem pa përmendur  kontributin, përkushtimin profesional dhe punën e madhe të atasheut ushtarak të Mbrojtjes  së Turqisë për  thellimin  e bashkëpunimit ndërmjet FSK-së dhe Ushtrisë Turke.

Rritja e bashkëpunimit me Turqinë dhe Italinë është vitale për të vazhduar rrugëtimin tonë në ndërtimin e kapaciteteve të reja” ,  u shpreh në fund  gjenerallejtënant Rrahman Rama .

Në fund, komandanti i FSK-së, gjeneral Rama duke u ndarë Medaljet, tha „se ishit shembulli më i mirë se si duhet punuar dhe ndërtuar ura bashkëpunimi në mes dy shteteve”. 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
     1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31