Ministri dhe komandanti i FSK-së morën pjesë në shënimin e 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore

Ministri i Forcës së Sigurisë të Kosovës dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, me rastin e shënimit të 100-vjetorit të përfundimit  të Luftës  së Dytë Botërore, morën pjesë në ceremoninë e organizuar nga Ambasada e Francës dhe Gjermanisë si dhe në ceremoninë e  organizuar nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë.

Në fjalën e tij, para të pranishmëve, ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert, duke e përcjellë mesazhin e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, tha se “më 11 nëntor të vitit 1918 një frymë e thellë lehtësimi përshkoi Francën.  Jemi mbledhur sot për  të përkujtuar fitoren, por edhe për  të festuar paqen. Ne kujtojmë vuajtjet dhe nderin e dhjetë milionë luftëtarëve të të gjitha vendeve që u dërguan në këto beteja të tmerrshme\", tha ambasadori Chabert, duke shtuar se sot po kujtohen civilët, ushtarët që humbën jetën, fshatrat e rrënuara dhe qytetet e shkatërruara.

Ndërsa, ambasadori i Gjermanisë Christian Held, tha se “në këtë ditë i kujtojmë të gjitha viktimat e luftërave dhe të  sundimit të dhunshëm.  Këto viktima, pa dallim, e kanë merituar që ne të punojmë dhe luftojmë për atë që ata nuk mundën ta përjetojnë me paqen e qëndrueshme, stabilitetin dhe para së gjithash Evropën e bashkuar, në të cilën të gjithë qytetarët jetojnë duke respektuar dinjitetin e tjetrit. Miliona njerëz të vrarë vdiqën para 100 vjetësh sepse shoqëritë nuk ditën më mirë\", tha ambasadori Heldt.

Ndërsa në ceremoninë e organizuar nga Ambasada Britanike në Kosovë, janë bërë homazhe në sheshin “Edit Durham” në qendër të Prishtinës në shenjë përkujtimi për të rënët britanikë dhe të tjerët që humbën jetën gjatë Luftës së Parë Botërore.

Ambasadori i Mbretërisë ë Bashkuar Ruari O’Conell, tha se “ përveç pjesëtarëve britanikë, sot i përkujtojmë të gjitha viktimat e Luftës së Parë Botërore, në mënyrë që gjeneratave t’ua kujtojmë  sakrificat  që  janë bërë për të ardhur deri te paqja. Sot i kujtojnë ata dhe të gjithë viktimat e luftërave gjatë sundimit të dhunshëm”.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin përfaqësues të lartë të institucioneve vendore, ambasadorë të akredituar në Kosovë, ushtarakë dhe personalitete të tjera.

Ministri Rrustem Berisha dhe gjenerallejtënant Rrahman Rama, bënë homazhe dhe vendosën kurora lulesh në shenjë përkujtimi dhe nderimi të të gjithë të rënëve në Luftën e Parë Botërore.

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
     1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31