FSK-ja ndihmon shkollën fillore në fshatin Bare të komunës së Mitrovicës

Forca e Sigurisë së Kosovës me kapacitetet e saj operacionale është duke ndihmuar në  shumë projekte humanitare ku do në Kosovë. Këto ditë ka filluar projekti në fshatin Bare të Shalës së Bajgorës të Mitrovicës. Sot Gjeneral Brigade Naim Haziri Komandant i Brigadës së Mbështetjes Operacionale ka vizituar pjesëtarët e Batalionit të Xhenios  të cilët janë duke realizuar  një projekt humanitar “Hapja e  kanalit për vendosjen e gypave të ujërave të zeza”, në oborrin e shkollës fillore në Fshatit Bare Komuna e Mitrovicës, me gjatësi  prej 130 metra. Ky kanal  do të eliminoj  mundësinë e vërshimeve të mëtejme, dhe do të mundësoj kushte me të mira për nxënësit e kësaj shkolle.

Gjithashtu  Gjeneral Haziri ka vizituar pjesëtarët të cilët janë duke mbështetur Operacionin e organizuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës ,,Ta Pastrojmë Kosovën”, operacion ky që do të vazhdoj deri në gjysmën e muajit dhjetor  e që FSK është pjesë e këtij projekti,  bazuar në planin e Task Forcës të ngritur për këtë aktivitet. Gjeneral brigade Naim Haziri vlerësoi lartë punën profesionale dhe ndihmën që  po japin pjesëtarët e FSK-së në ndihmë të qytetarëve. Me ketë rast gjeneral Haziri theksoi:  ,,FSK-ja është gjithmonë e gatshme në mbështetje të operacioneve dhe ndihmës për popullatën, pasi që, ky është edhe misioni ynë, të jemi në mbrojtje të popullatës së Kosovës, në çfarëdo situate që është e nevojshme”.
 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
     1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31