Në Qendrën e Trajnimit për Kërkim-Shpëtim certifikohen pjesëmarrësit e Kursit të avancuar për kërkim-shpëtim malor

Në ambientet e kazermës ,,Evropianët e rijnë” në Pomozatin, në Qendrën e Trajnimit për Kërkim-Shpëtim, është mbajtur ceremonia për certifikimin e kandidatëve pjesëmarrës në Kursin e avancuar për kërkim -shpëtim malor.

Kursi i nivelit të avancuar përfshin ngjitjen malore, ngjitjen me litar, navigimin malor dhe atë të mbijetesës, kalimin e luginave dhe evakuimin e viktimave. Ekipet e përfshira në këtë kurs,   janë përballur në kushte ekstreme me lokalizimin dhe zhvendosjen në vend të sigurt të njerëzve të humbur ose të lënduar.

Pjesëmarrësit e kursit është dashur që të jenë  të përgatitur mirë fizikisht,  pasi që rrugëtimi i tyre ka qenë mjaft i gjatë dhe është zhvilluar në terrene të vështira malore.

Element i ri në këtë  kursi ishte edhe ushtrimi i teknikave të mbijetesës në rajone malore në kushte  atmosferike të ftohta. Paraprakisht, pjesëmarrësit janë njohur me teknikat se si  duhet  të  punohet në këtë mjedis dhe po ashtu kanë mësuar si ta ruajnë mjedisin në të cilin veprojnë ata.

Për të qenë sa më afër njohurive të ekipeve të kombeve tjera për kërkim- shpëtimit në male, pjesëmarrësit e këtij kursi kanë mësuan procedura dhe praktika të tjera ndërkombëtare të kërkim-shpëtimit, siç është përdorimi i helikopterit për nxjerrjen e viktimave .

Suksesi i arritur në këtë kurs, i   kualifikon kandidatët tanë jo vetëm për pjesëmarrjen e tyre por edhe  për aftësitë e treguara  në  udhëheqjen e ekipeve të kërkim shpëtimit.
 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
   1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30