Ministri Rrustem Berisha u prit me nderime të larta ushtarake në Ministrinë e Mbrojtjes të Kroacisë

Ministri i Forcës së  Sigurisë të  Kosovës, Rrustem Berisha, me ftesë të ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Kroacisë, Damir Krstiqevic, po qëndron për vizitë zyrtare në Zagreb,  Kroaci.
 
Ministri Berisha, i  shoqëruar nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Kroaci Gëzim Kasapolli, atasheu i FSK-së kolonel Skender Hoxha dhe një  delegacion i FSK-së,  zhvilloi një  takim të gjerë me homologët e Ministrisë së Mbrojtjes të Kroacisë.
 
Ministri Berisha dhe ministri Krstiqevic biseduan lidhur me situatën aktuale të sigurisë në të dy vendet,  në rajon dhe më gjerë,  si dhe për marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy shteteve dhe dy ministrive, Ministrisë së FSK-së dhe Ministrisë  së Mbrojtjes të Kroacisë.
 
Ministri Berisha njëherësh e njohu homologun Krstiqevic edhe mbi zhvillimet aktuale në vend, me theks të veçantë mbi procesin e tranzicionit të FSK-së, procedurat ligjore dhe demokratike që po zbatohen në drejtim të përmbylljes së procesit të tranzicionit të FSK-së, krijimin e bazës ligjore për mandatin e ri të FSK-së, si dhe për detyrat që dalin pas votimit të tri projektligjeve në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
 
Gjithashtu, ministri i FSK-së Rrustem Berisha në takim nënvizoi nevojën për avancimin e bashkëpunimit me Kroacinë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe shprehu mirënjohje të  lartë për mbështetjen që ka dhënë shteti dhe populli kroat  në rrugëtimin e Kosovës, duke veçuar sidomos fushën e edukimit dhe arsimimit dhe atë të sigurisë dhe mbrojtjes.
 
Në fund të fjalës së tij, ministri Rrustem Berisha kërkoi mbështetje të fuqishme nga ministri Damir Krstiqevic për anëtarësimin e Kosovës në iniciativa rajonale dhe globale të sigurisë, duke treguar gatishmërinë e  Kosovës për të kooperuar në operacionet për mbështetjen e paqes së bashku me Kroacinë si shtet anëtar me të drejta të plota në Aleancën Veri atlantike.
 
Ndërsa, ministri i Mbrojtjes së Kroacisë gjatë fjalës së tij e ri-konfirmoi edhe një herë  gatishmërinë e Kroacisë për mbështetjen e gjithanshme të Kosovës. Ai  foli edhe për eksperiencën e vendit  të tij dhe sfidat nëpër të cilat ka kaluar Kroacia. Po ashtu, ministri kroat u zotua se do ta mbështes Kosovën në zhvillimin  e kapaciteteve të saj të mbrojtjes me teknikë dhe personel, si dhe do ta përkrahë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në iniciativat rajonale, në Iniciativën SHBA-Karta e Adriatikut-A5 dhe në Rakviak( RACVIAC).
 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
   1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30