Ministri Berisha priti një delegacion të deputetëve të Kosovës nga radhët e AAK-së

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës z. Rrustem Berisha priti sot në takim shefin e Grupit Parlamentar të AAK-së z. Ahmet Isufi së bashku me deputeten znj. Donika Kadaj-Bujupi dhe këshilltaren e kryeministrit Haradinaj znj. Diellza Hoti.

Ministri Berisha, me këtë rast, e njoftoi shefin e Grupit Parlamentar të AAK-së z. Isufi dhe delegacionin e tij lidhur me të arriturat e përgjithshme të FSK-së, procesin e tranzicionit dhe ligjet e miratuara në Qeverinë e Kosovës.

Ndërsa, deputeti Isufi u shpreh mjaft i kënaqur me ecurinë e deritanishme të miratimit të ligjeve për FSK-në në Qeverinë e vendit, duke uruar që këto ligje sa më shpejt të kalojnë edhe në Kuvendin e Kosovës.

 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31