Në FSK u prit me ceremoni ushtarake kryesuesi i Komitetit Ushtarak të NATO-s, Air Chief Marshal Ser Stuart Peach

Kryesuesi i Komitetit Ushtarak të NATO-s, Air Chief Marshal Ser Stuart Peach, i shoqëruar edhe nga komandanti i KFOR-it Salvatore Cuoci dhe ekipi i tij përcjellës, më 6 tetor 2018, ishte për vizitë në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, ku u prit nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, i cili shoqërohej nga komandanti i Komandës së Forcave Tokësore gjeneral brigade Enver Cikaqi, atasheu i FSK-së në Bruksel Ahmet Ajeti dhe koloneli Jeton Dreshaj.

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama e njoftoi kryesuesin e Komitetit Ushtarak të NATO-s për zhvillimet në FSK; kapacitet aktuale, personelin, profesionalizimin, integrimin e komuniteteve pakicë, operacionet, trajnimet, pjesëmarrjen në ushtrime fushore të përbashkëta, bashkëpunimin e ngushtë me KFOR-in, si dhe me sfidat që e presin FSK-në në zhvillimet e mëtejshme.

Ndërsa, kryesuesi i Komitetit Ushtarak të NATO-s, Air Chief Marshal Ser Stuart Peach, përgëzoi komandantin e FSK-së gjeneral Ramën dhe përmes tij FSK-në, për punën e mirë të deritashme dhe sukseset e arritura në shumë fusha.

Kryesuesi i Komitetit Ushtarak të NATO-s është pritur me ceremoni ushtarake, me rreshtim të Togut Ceremonial dhe Orkestër Frymore të FSK-së.
 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31