FSK-ja vazhdon përgatitjet për pjesëmarrjen në garën „Cambrian Patrol” në Mbretërinë e Bashkuar

Qendra e Trajnimit për Kërkim-Shpëtim (QTKSH) e FSK-së, në Pomozatin, është duke realizuar trajnimin treditor të parapërgatitjeve për pjesëmarrje në garën ,,Cambrian Patrol“, në të cilin po marrin pjesë: 10 pjesëtarë të FSK-së dhe 10 pjesëtarë të ushtrisë Shqiptare. Ushtrimi „Cambrian Patrol” është ngjarja kryesore patrulluese e ushtrisë Britanike. E para e këtij lloji është mbajtur në vitin 1959. Që nga ajo kohë, interesimi është shtuar, ndërsa  konkurrenca është rritur shumë, dhe tani në këtë garë marrin pjesë mbi 100 ekipe nga mbarë bota.

Garat zhvillohet në malet e Uellsit, ku më shumë se 100 ekipe, të përbërë nga 8 burra dhe gra, patrullojnë deri në 80 km, në terren malor, gjatë një periudhe prej 2 ditëve. Gjatë këtij patrullimi të gjatë, ekipet do të përballen me shumë detyra të vështira, të cilat përsërisin sfidat me të cilat është ballafaquar ushtria Britanike, për të përfituar nga përvojat operacionale. Është një provë e udhëheqjes, punës ekipore, qëndrueshmërisë fizike dhe vendosmërisë, si dhe konsiderohet si prova më e vështira në botë e patrullimit.

Shumë nga ekipet që hyjnë në garë, nuk arrijnë ta finalizojnë garën. Ata që fitojnë një nga katër medaljet; një medalje të artë, një medalje të argjendtë, një medalje bronzi ose një notë kaluese.

Si pjesë e përgatitjes së ekipeve në Kosovë dhe Shqipëri, stafi i QTKSH-së, zhvilloi dhe zbatoi një program trajnimi intensiv me qëllim që të përmirësojë aftësitë e ekipeve në nivelin më të lartë në mënyrë, që t'u mundësojë ekipeve të fitojnë sa më shumë pikë në këto sfida.

Të dy ekipet, do të vazhdojnë me trajnime të mëtejshme këtu dhe në Shqipëri, deri në pikën ku ata udhëtojnë për në Mbretërinë e Bashkuar. Ata do të angazhohen edhe më tej, në trajnime përgatitore me një njësi të ushtrisë Britanike, para fillimit të garës „Cambrian Patrol” që mbahet më 12 tetor.

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31