Koncert i përbashkët i Orkestrës frymore të FSK-së dhe Orkestrës Ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar

Në amfiteatrin e kazermës ,,Adem Jashari“ të FSK-së, në Prishtinë, sot është mbajtur një koncert i përbashkët i Orkestrës Frymore të FSK-së dhe Instruktorëve të Orkestrës Ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar.

Pas një trajnimi tre ditor të orkestrës frymore të FSK-së, nga instruktorët e ushtrisë të Mbretërisë së Bashkuar, kanë realizuar vepra të kompozitorëve me famë botërore, me motive ushtarake; marshe dhe vepra të njohura, si: Marshi i FSK-së, Sancarlo, Last Post, që zakonisht interpretohen për të përkujtuar të rënët dhe në nderim të tyre.

Për të përcjellë paraqitjen e orkestrës frymore të FSK-së dhe të ushtrisë nga Mbretëria e Bashkuar,  ishin të pranishëm edhe komandanti i Komandës së Forcave Tokësore, gjeneral brigade Enver Cikaqi, komandanti i Brigadës së Mbështetjes Operacionale, gjeneral brigade Naim Haziri, këshilltari i anglez i komandantit të FSK-së, nënkoloneli Paul Stainthorpe, si dhe oficerë dhe nënoficerë të FSK-së dhe KFOR-it.

Instruktorët nga ushtria e Mbretërisë së Bashkuar u ndanë të impresionuar nga profesionalizimi i pjesëtarëve të Orkestrës Frymore të FSK-së, dhe u shprehën të gatshëm për  vazhdimin e bashkëpunimin edhe në të ardhmen.

Bashkëpunimi me ushtrinë e Mbretërisë së Bashkuar, në fushën e muzikës ka filluar që nga viti 2013, ku instruktorët nga Royal Marin Band, kanë mbajtur trajnime për Orkestrën Frymore të FSK-së.

Komandanti i Komandës së Forcave Tokësore, gjenerali Enver Cikaqi, në shenjë falënderimi, u dha mirënjohje instruktorëve të Britanisë së Madhe.
 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31