Një delegacionin i CIMIC-ut nga Holanda vizitoi Forcën e Sigurisë të Kosovës

Në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës, nga data 11-13.09.2018, qëndroi një delegacion nga Qendra e Ekselencës së CIMIC-ut të Holandës dhe të CIMIC-ut të NATO-s, ku u pritën nga Departamenti për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak i MFSK-së, dhe në bashkëpunim me CIMIC-un e KFOR-it dhe NALT-in.
 
Qëllimi i vizitës kishte karakter njohjen e dyanshme, me punët, aktivitetet, përparësitë, mangësitë si dhe identifikimin e nevojave për trajnime të stafit CIMIC-ut, të MFSK/FSK-së.
 
Delegacionin nga Qendra e Ekselencës e udhëhiqte nënkoloneli Paul Sai, kapiteni Normen Schneider, dhe shefi i CIMIC-ut të NATO-s, Rusanen Timo si dhe këshilltarët e NALT-it: James Grimaldi, Vito Samarelli.
 
Delegacionin e Qendrës së Ekselencës e priti Hajrush Kurtaj, drejtor i DBCU-së, të MFSK-së, i cili pasi i falënderoi për bashkëpunim e afruar, i njoftoi ata me aktivitetet dhe detyrat e CIMIC të MFSK/FSK-së.
 
Ndërsa, zyrtari i BCU-së, Agron Durmishi, bëri prezantimin për: misionin, detyrat, organizimin e BCU-së, strukturën, projektet, mbështetjet si dhe bashkëpunimet që BCU e MFSK-së ka me të gjitha institucionet vendore dhe ndërkombëtare.
 
Delegacioni nga Qendra e Ekselencës, gjithashtu, u prit në vizita të ndara edhe nga gjeneral brigade Gëzim Hazrolli, drejtor i Drejtorisë së Operacioneve dhe nga Faruk Geci, drejtor i Drejtorisë për Politikë dhe Plane në Ministrinë për FSK-në, të cilët i informuan mysafirët me aktivitetet e MFSK/FSK-së, si dhe biseduan për vazhdimin e bashkëpunimit dhe mundësinë e realizimit të trajnimeve për pjesëtarët e BCU-së,  në Qendrën e Ekselencës në Holandë.
 
Për dy ditë, delegacioni i Qendrës së Ekselencës nga Holanda dhe NATO-ja, kanë realizuar vizita pune në të gjitha njësitet e CIMIC-ut, në MFSK/KFT dhe në Njësinë për Reagim në Kriza, ku gjithashtu janë bërë dy prezantime lidhur me misionin detyrat dhe angazhimet e tyre karshi përmbushjes së misionit të FSK-së.
 
Gjatë takimeve janë shkëmbyer mendime dhe ide lidhur me funksionimin e BCU-së të FSK-së, duke identifikuar në të njëjtën kohë, nevojat e shtrirjes së BCU-së, edhe në njësitet tjera të FSK-së. Janë prezantuar gjithashtu: Doktrina e BCU-së, Teknikat, Taktikat dhe Proceduarat e BCU-së, si dhe Politika e BCU-së, dokumente këto të sapo miratuara nga organet e NATO-s.
 
Ndërsa, kapiteni i Qendrës së Ekselencës, ka raportuar lidhur me të gjeturat, propozimet rreth hartimit të dokumentacionit të BCU-së, ide rreth shtrirjes së BCU-së edhe në nivelet më të ulëta të FSK-së, si dhe për trajnimet e mundshme në Qendrën e Ekselencës për pjesëtarët e BCU-së.
 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
   1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30