Certifikohen 20 pjesëtarë të FSK-së për instruktorë të fitnesit fizik

Sot në mjediset e kazermës “Skënderbeu” të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes të FSK-së, në Ferizaj, u mbajt ceremonia e certifikimit të trajnimit pesë-javor për instruktorë të fitnesit fizik i cili u realizua nga instruktorët e FSK-së.

Në ceremoninë e certifikimit ishin të pranishëm  komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes gjeneral brigade Irfete Spahiu, komandanti i Brigadës së Mbështetjes Operacionale  gjeneral brigade Naim Haziri, këshilltari i komandantit të FSK-së koloneli Sainthrope, zv. komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes koloneli Mehmet Lladrovci, shefi i Shtabit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes koloneli Gyrner Murati, përfaqësues të federatave të Kosovës, përfaqësues të Policisë së Kosovës, familjarë të kursantëve si dhe oficerë dhe pjesëtarë të njësive të ndryshme të FSK-së.

Komandanti i Qendrës së Stërvitjes Specialistike, majori Ilmi Ramusholli, foli  me hollësi  rreth këtij trajnimi të realizua nga instruktorët e FSK-së, të cilët janë certifikuar nga Ushtria e Mbretërisë së Bashkuar.

Ndërsa, komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes gjeneral brigade Irfete Spahiu, falënderoi instruktorët dhe kursantët për angazhimin dhe përkushtimin e tyre gjatë realizimit të Kursit të fitnesit fizik, duke i marrë si shembull për disiplinën e treguar dhe rezultatet e arritura.

Programi i fitnesit fizik për instruktor është përshtatur me nevojat e FSK-së dhe është duke funksionuar në mënyrë të shkëlqyeshme, falë punës së palodhshme të instruktorëve të FSK-së dhe mbështetjes së vazhdueshme të instruktorëve nga Mbretëria e Bashkuar.

Kursin për instruktorë të fitnesit fizik e  kanë përfunduar me sukses 20 pjesëmarrës nga të gjitha njësitë e FSK-së. Ata gjatë ceremonisë përmbyllëse demonstruan edhe disa nga njohuritë e fituara gjatë këtij kursi..

Në fund u ndanë certifikata për kursantët dhe mirënjohje për më të dalluarit.

 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31