Kadetët e FSK-së përfunduan me sukses ushtrimin fushor ,,Kampin veror 2018” në Krivollak të Maqedonisë

Në poligonin stërvitor ushtarak në Krivollak të Republikës së Maqedonisë, sot (06.07.2018) kadetët e shteteve pjesëmarrëse me sukses përfunduan operacionet përfundimtare në kuadër të ushtrimit 12 ditor ,,Kampi veror 2018’’, ku krahas kadetëve të 11 shteteve si: SHBA-ja, Gjermania, Shqipëria, Maqedonia, Austria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Mali i Zi, Kosova, Rumania, Norvegjia dhe kadetët e FSK-së, të cilët demonstruan me sukses aftësitë e tyre profesionale si dhe nivelin e gatishmërisë.

Ushtrimin fushor të kadetëve ,,Kampi veror 2018’’ e përcollën nga afër edhe gjeneral brigade Nazmi Brahimaj, shef i Departamentit për Operacione në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK), kolonel Mehmet Lladrovci zëvendës komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), kapiten  Adem Preteni zëvendës  komandant i Qendrës për Studime Universitare të FSK-së (QSU),etj.

Me këtë rast, gjeneral Nazmi Brahimaj, në emër të komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama ka përgëzuar të gjithë kadetët e FSK-së, pjesëmarrës në ushtrim për motivimin, disiplinën, profesionalizmin dhe ndërveprimin me kadetët në ambient ndërkombëtarë me të cilin këta kadetët do të stërviten dhe trajnohen edhe në të ardhmen.

Në ditën e fundit të ushtrimit fushor, kadetët e të gjitha vendeve pjesëmarrëse, gjatë demonstrimit, përbënin një batalion shumëkombësh që ishin të ngarkuar me detyra të operimit dhe realizimit të tyre në terren. Ushtarët dhe eprorët pjesëmarrës treguan një nivel të lartë të angazhimit, veprimit dhe koordinimit në mes tyre, duke vepruar si njësi unike në realizimin e detyrave të përcaktuara nga skenari i ushtrimit.

Ushtrimi fushor  “Kampi veror 2018” ka karakter ndërkombëtar dhe organizohet nga Ministria e Mbrojtjes dhe Akademia Ushtarake e Maqedonisë, në të cilin për çdo vit po marrin pjesë kadetët e vende të ndryshme të rajonit e më gjerë, të menaxhuar nga instruktorë të NATO-s dhe të Partneritetit për Paqe (PFP).

Kadetët e FSK-së, pjesëmarrës në “Kampin veror 2018”, edhe këtë vit u dalluan me paraqitjen e tyre të shkëlqyeshme si në operacionet individuale dhe ato kolektive.  ​

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
   1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30