Oficerët e FSK-së përfundojnë Kursin e Lartë të Oficerit dhe Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm në Republikën e Shqipërisë

Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH), u diplomuan kursantët e Kursit të Lartë të Oficerit (KLO) dhe kursantet e Kursit të Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm(KKSHP).

Në ceremoninë e diplomimit morën pjesë një delegacion i Forcë së Sigurisë së Kosovës  i udhëhequr nga gjeneral brigade Naim Haziri, si dhe atasheu ushtarak, kolonel Bashkim Shillova, ndërsa nga FARSH ishte edhe gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, shef i Shtabit të FARSH etj.

Në këto kurse, për vitin akademik 2017-2018, shkollimin e vijuan gjashtë pjesëtarë të FSK-së. Kursin e Lartë të Oficerit e ka mbaruar një pjesëtar ndërsa,  pesë të tjerë në Kursin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm.

Pjesëtarët të cilët me sukses përfunduan këto kurse janë Nënkolonel Bekim Zejnullahu përfundoj( KLO) dhe ku mori mirënjohje për rezultatet e treguara gjate këtij viti, gjithashtu, edhe major Adem Shyti  mori mirënjohje për rezultatet e treguara në këtë kurs, si dhe  diplomuan edhe major Adem Shyti , major Ibrahim Revuqi, major Agim Beqiri, major Astrit Halilaj dhe major Deme Lulaj. 
 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
   1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30