Gjeneral Cikaqi vizitoi pjesëtarët e FSK-së gjatë stërvitjes në Gjermani

Komandanti i Komandës së Forcave Tokësore (KFT), gjeneral brigade Enver Cikaqi vizitoi nga afër operacionet  e ushtrimit “Comabined Resolve X”, ku po marrin pjesë edhe 15 pjesëtarë të FSK-së, në Ditën e Vizitorëve të Shquar, krahas personaliteteve tjera ndërkombëtare, në Gjermani.

Gjenerali Cikaqi, nga drejtuesit e ushtrimit, mori komente dhe vlerësime shumë të larta për angazhimin, disiplinën dhe profesionalizmin që po tregojnë pjesëtarët e FSK-së, të cilët gjatë zhvillimit të këtij ushtrim kanë pasur mundësi të punojnë dhe operojnë krah për krah me kolegët e tyre nga ushtritë ndërkombëtare, duke përfituar nga shkëmbimi i  përvoja se si duhet punuar dhe vepruar në një mjedis shumëkombësh.

Gjatë kësaj vizite, komandanti i Forcave Tokësore pati takime të shumta me përfaqësues të ushtrive të shteteve anëtare të NATO-s, me të cilët diskutoi për krijimin e mundësive rreth shkëmbimit të përvojave në kuadër të bashkëpunimit dypalësh rajonal.

Ushtrimi “Combined Resolve X” po realizohet nga Ushtria Amerikane për Evropë (USAREUR) në Bazën e Ushtrisë Amerikane  në Grafenëehr të Gjermanisë.  FSK në këtë ushtrim  po merr pjesë me një kontingjent prej 15 pjesëtarësh. Fokusi dhe objektivi i këtij ushtrimi është ndërveprimi operacional i të gjithë pjesëmarrësve nga ushtria e NATO-s dhe aleatë tjerë, për të kuptuar dhe krijuar procedura operuese të përbashkëta.

Ky është ushtrim shumëkombësh i operacioneve  të unifikuara  tokësore (Multi Unifeied Land Operation), i drejtuar  nga Shtabi i Departamentit të Ushtrisë së SHBA-së, për të stërvitur forcën e caktuar rajonale të SHBA-së, të nivelit të brigadës, në mbështetje të objektivave  të Komandës  Evropiane  të SHBA-së (EUCOM), për bashkëpunim dhe siguri, ndërtimin e gatishmërisë me aleatët dhe partnerët e NATO-së. ​
 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31