Ministri FSK-së, Rrustem Berisha, priti z. Raymond Théberge, komisionar për gjuhët zyrtare në Kanada

Ministri i FSK-së Rrustem Berisha i shoqëruar nga komandanti i FSK-së gjenerallejtënant  Rrahman Rama,  ka pritur sot z. Raymond Théberge komisionar për gjuhët zyrtare në Kanada, i cili shoqërohej nga ambasadori i  Kanadasë për Kroaci dhe Kosovë z. Daniel Maksymiuk.

Ministri Berisha e  ka njoftuar komisionarin Théberge me zhvillimet dhe aktivitet në FSK, kapacitet operacionale,  përfaqësimin e komuniteteve pakicë nga tërë territori i Kosovës, prezencën e gjinisë femërore,  përdorimin e gjuhëve zyrtare si dhe faktin se FSK-ja është institucioni më i besuar nga qytetarët e vendit. Ai vuri theksin në integrimin e komuniteti serb në radhët e FSK-së përfshirë ata nga pjesa veriore. FSK-ja, tha ministri, tashmë  ka kaluar shifrën 10% të pjesëmarrjes së komuniteteve pakicë. Ai po ashtu foli edhe për përfaqësimin e gjinisë femërore në FSK, i cili vlerësohet i mirë dhe me tendencë rritjeje, duke theksuar se tash FSK-ja për herë të parë ka një femër me gradë gjenerali. Po ashtu ministri ka folur  edhe për bashkëpunimin e mirë që ekziston me shtetet fqinje të rajonit, NATO-n, Ekipin Ndërlidhës Këshillues të NATO-s (NALT-in) dhe KFOR-in; ushtrimet e përbashkëta, trajnimet dhe shkollimet e kadetëve të FSK-së jashtë vendit si dhe pjesëmarrjen aktive të FSK-së në ushtrimet fushore jashtë vendit së bashku me shtetet partnere. 

Duke u bazuar në vullnetin e dyanshëm për bashkëpunim,  ministri Berisha ka parashtruar fushat me interes për bashkëpunim në mes të dy ministrive përkatëse, MFSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Kanadasë.  Përveç fushave ekzistuese ky bashkëpunim të jetë më shumë i përqendruar në fushën e trajnimeve, çështjes së komuniteteve dhe në mbështetjen për integrime në organizata të  sigurisë dhe në misione paqeruajtëse  aty ku FSK-ja ka kapacitete të dëshmuara.

Nga ana e tij z. Raymond Théberge, komisionar për gjuhët zyrtare në Kanada, shprehu përgëzimet për arritjet e FSK-së në fushën e integrimeve të komuniteteve pakicë veçanërisht për faktin se FSK-ja tash ka filluar të ketë mbështetje edhe në veri. Ai vlerësoi lart faktin se FSK-ja përfaqëson dhe reflekton shkallën e diversitetit të komuniteteve që jetojnë në Kosovë. Ai shprehu bindjen se modeli kanadez do të jetë i dobishëm edhe për realitetin e Kosovës, duke shprehur edhe gatishmërinë personale për të kontribuar në këtë drejtim. Ai po ashtu vlerësoi lart edhe shkallën e bashkëpunimit të deritashëm në mes të Ministrisë së Mbrojtjes së Kanadasë dhe MFSK-së.

Të pranishëm në takim ishin edhe  shefi i Kabinetit të Ministrit z. Jashar Ramadani, gjeneral brigade Irfete Spahiu, komandante e KDS-së  dhe  Sinan Geci, shef i Sektorit për Integrime Euro Atlantike. Kurse  nga delegacioni kanadez ishin kolonelët nga Forcat e Armatosura të Kanadasë  z. Anthony Thys dhe z.  Pierre Ouellet.  

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31