KEK-u i dhuron tri automjete të shkatërruara Qendrës së Trajnimit për Kërkim –Shpëtim

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) i dhuroi tri (3) automjete të shkatërruara Qendrës së Trajnimit për Kërkim-Shpëtim (QTKSH) të FSK-së në Pomozotin.  Ky donacion është ndihmuar nga Dr.sc. Adil Januzi, Drejtor Ekzekutiv i Divizionit të Prodhimit të Qymyrit në KEK.

Drejtori i QTKSH-së lidhur me këtë donacion është shprehur: “Unë nuk mund ta theksoj mjaftueshëm vlerën e këtij donacioni.  Ekipi im i trajnimit dhe unë, jemi gjithherë të angazhuar në kërkim të metodave të reja dhe kreative, për të ofruar përvoja sa më të mira për studentët tanë.  Për disa njerëz, këto automjete mund të konsiderohen si mbeturina, por për ne këto automjete edhe pse të shkatërruara janë mjaft të rëndësishme,  sepse  na hapin mundësinë për të zhvilluar skenarë dhe përvoja të reja për studentët tanë, të cilët janë duke u trajnuar në kërkim-shpëtim urban, malor dhe ujëra. Në këto skenarë përfshihen edhe  katastrofat natyrore si: tërmetet, shembjet  e dheut, vërshimet si dhe shkatërrimet nga vet njerëzit, siç janë:  demolomi i ndërtesat, aksidentet industriale dhe shumë incidente të tjera. KEK-u gjithherë  ka qenë mbështetje e fortë e FSK-së edhe para se të hapej  QTKSH.  Konkretisht, në shtator të vitit 2016, KEK-u na  ka ofruar ndihmë inxhinierike dhe ekspertizë për lëvizjen e  tre ( 3) vagonëve të  trenit, të dhuruar nga Trainkos, nga Fushë Kosova për në Pomozatin.  Kjo detyrë përfshinte një ekip të punonjësve të KEK-ut, të cilët kishin punuar gjatë tërë vikendit deri në mbrëmjet e vona”.

Qendra e Trajnimit për Kërkim –Shpëtim,  çdo ditë e më tepër po zhvillohet dhe ngritët duke u bërë kështu pikë kyçe e ushtrimeve, jo vetëm për FSK-në por edhe për organizata tjera partnere siç është KFOR-i.
 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31