Gjeneral Enver Cikaqi priti në takim lamtumirës zëvendësdrejtorin e Ekipit të Këshilltarëve, Mark Theobald

Komandanti i Komandës së Forcave Tokësore(KFT) të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjeneral brigade Enver Cikaqi  priti sot, në takim lamtumirës zëvendësdrejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës  të NATO-s (NALT) Mark Theobald, në prag të përfundimit të misionit të tij në Republikën e Kosovës.

Me këtë rast, gjenerali Cikaqi, e falënderoj zëvendësdrejtori i Ekipit Këshillues z.. Theobald, për punën dhe angazhimin e tij, në mbështetje të FSK-së: ,,Ndihma e juaj në këshillimin  dhe avancimin e FSK-së  në të gjitha fushat ka qenë një shtytje përpara e procesit të zhvillimit dhe avancimit të FSK-së’’. Gjenerali, gjithashtu falënderoi edhe tërë Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës  të NATO-s për MFSK/FSK( NALT), për ndihmën që po i jep FSK-së në vazhdimësi, si dhe për angazhimin e veçantë për ngritjen profesionale të oficerëve e nënoficerëve të FSK-së.

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31