Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes po mbahet ushtrimi fushor ,,Skënderbeu-2018’’

Në  Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes së FSK-së, në Ferizaj, po mbahet ushtrimi fushor “Skënderbeu-2018”. Në këtë ushtrim janë duke marrë pjesë 433 pjesëtarë nga të gjitha njësitë e FSK-së.

Pjesë e këtij ushtrimi janë pjesëtarët të cilët kanë qenë në trajnim në kurse të ndryshme në  KDS si pjesë e planifikimit, vëzhgimit, kontrollit dhe vlerësimit të UF.

Kurset e realizuara në 3 mujorin e parë janë: Procedurat Shtabore Komanduese (PSHK); Kursi i Avancuar i Liderit (KAL); Kursi i Liderit Luftarak (KLL); Kursi Bazë i Nënoficerit (KBNOF); Kursi i Logjistikës (KL); Kursi i Inxhinierisë (KI); Kursi Reaguesit e Parë në Fushëbetejë (KRP); Kursi Transport mirëmbajtje (TM); Kursi i Komunikimit (KM). Seria e kurseve ka përfunduar me ushtrimin  fushorë të planifikuar nga KDS-ja të koduar me emrin ,,Skënderbeu 2018”

Kurset kanë qenë pjesë e planit të Stërvitjes për tremujorin e parë 2018. Kanë filluar në kohë të ndryshme, por kanë përfunduar në të njëjtën datë duke organizuar Ushtrim fushor(UF) të përbashkët, prej datës 10-13.04.2018.

Për të përcjell nga afër ushtrimin fushor ishin të pranishëm: komandanti i Komandës së Forcave Tokësore (KFT), gjeneral brigade Enver Cikaqi, komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, gjeneral brigade Irfete Spahiu si dhe komandantët e batalioneve të njësive të FSK-së.

KOMKDS gjeneral brigade Spahiu pasi falënderoi gjeneral Cikaqin dhe të gjithë komandantët prezentë të njësive, tha se: “me mundësitë dhe kapacitetet tona ne kemi përgatitur  dhe kemi prezantuar të gjitha aktivitetet. E dijmë se ka ende hapësirë për përmirësime që ne të jemi edhe më të përgatitur në të ardhmen”.

Ndërsa, gjeneral Enver Cikaqi vlerësoi lartë UF duke thënë” ky ushtrim është unik dhe përbën koncept të ri në historinë e Komandës dhe Stërvitjes. Ju keni pas fat që të jeni të parët në këtë koncept të ri. Ju përgëzoj të gjithëve dhe i siguroj pjesëtarët se Komanda madhore do të jetë në mbështetje të KDS-së për realizimin e stërvitjeve dhe përmbushjen e objektivave”.

UF ka pasur një strukturë në nivel Batalioni dhe është vlerësuar lartë në të gjitha fazat e realizimit të tij duke përfshirë, planifikimin, përgatitjen, ekzekutimin dhe vlerësimin.

Prezantimin e brifingut të shkurtër e bëri kapiteni Alban Bujupi, në Qendrën Operative, ndërsa kapiteni Fanol Kola bëri Brifingun e Forcës në Detyrë.

Pjesëmarrësit  përcollën disa nga inskenimet e planifikuara për ditën e vizitorëve .
 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
     1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31