Realizohet certifikimi i trajnimit ,,Taktikat me Njësi të Vogla”

Në kazermën ,,Ushtarët  e NATO-s'' të Brigadës për Reagim të Shpejtë në Istog, dje u mbajt ceremonia e certifikimit të 28 pjesëtarëve të FSK-së, pas përfundimit të trajnimit ,,Taktikat me Njësi të Vogla- 01-2018', gjenerata e parë për vitin 2018.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin: Zëvendëskomandanti i Forcave Tokësore, gjeneral brigade Xhevahir Geci, komandanti i BRSH-së, gjeneral brigade Fadil Hadërgjonaj, shefi i Shtabit të BRSH-së, nënkolonel Ejup Maqedonci dhe komandantët e tri batalioneve të Reagimit të Shpejtë.
 
Zëvendëskomandanti i Forcave Tokësore të FSK-së, gjeneral brigade Xhevahir Geci, vlerësoi lartë punën dhe angazhimin, si të instruktorëve po ashtu edhe të kursantëve dhe premtoi përkrahjen e vazhdueshme profesionale dhe morale nga ana e tij.

Ndërsa, komandanti i BRSH-së, gjenerali Fadil Hadërgjonaj, me ketë rast, përgëzoi stafin e instruktorëve për disiplinën, përkushtimin dhe nivelin e lartë të profesionalizmit, duke shtuar se ky trajnim e rritë nivelin e aftësive profesionale dhe atë psiko-fizike të pjesëtarëve për të manovruar e vepruar nën stres dhe në situata të ndërlikuara në fushëbetejë. Ai theksoi më tej se nga vizita e tij personale dhe nga raportimet e instruktorëve konstaton se kursantët kanë dëshmuar përkushtim dhe angazhim serioz gjatë trajnimeve. Disiplina dhe gatishmëria e pjesëtarëve në përmbushjen e detyrave dhe obligimeve me saktësi dhe në nivel të lartë profesional, është ajo që atë dhe stafin e Brigadës e bënë më së shumti krenarë.

Togeri Taulant Gashi, shef i trajnimit u shpreh se gjatë periudhës 4 javore, ku pjesa më e madhe e trajnimit u realizua në terren malor dhe urban dhe nën kushte të vështira të motit, pjesëtarët e FSK-së, gjatë realizimit të trajnimit u sfiduan në shumë disiplina dhe treguan si paraqitje të lartë ashtu edhe lidership.

Trajnimi ,,Taktikat  për  Njësi  të  Vogla” ka filluar më 12 mars 2018 dhe ka zgjatur deri më 6 prill 2018. Kjo është gjenerata e parë për vitin 2018 dhe e 14-të me  radhë. Këto janë  planifikuar  dhe  realizuar nga instruktorët e Brigadës  për Reagim të  Shpejtë.

Në fund, për të gjithë pjesëtarët të cilët me sukses kanë përfunduar këtë trajnim u ndanë certifikata dhe mirënjohje për më të dalluarit. 
           
 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
     1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31