Vazhdon punimet konferenca për ushtrimin fushor ,,Shqiponja-6”

Në Komandën e Forcave Tokësore të FSK-së është duke i zhvilluar punimet konferenca  e planifikuar kohë më parë për realizimin e ushtrimit fushor ,,Shqiponja 6”, e cila do t’i vazhdojë punimet deri më 16.03.2018.

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, në hapje të kësaj konferencë ka falënderuar pjesëmarrësit për punën dhe angazhimin e tyre në ushtrimin “Shqiponja-6”,që nga fazat e para e deri te realizimi final i ushtrimit.

 Ushtrimi fushor “Shqiponja 6”’ do të mbahet në javën e parë të muajit maj 2018.  Tashmë janë kryer përgatitjet e nevojshme për mbajtjen e ushtrimit, ndërkaq janë duke u bërë planifikimet e detajuara të pritjes dhe atashimit të njësive partnere në njësitë e FSK-së.

Të pranishëm në këtë konferencë janë partnerët rajonalë dhe strategjikë të Kosovës: Shqipëria, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi, Sllovenia, Gjermania, Anglia, Turqia, Ajova (Iowa), Ushtria Amerikane për Evropë (USAREUR), KFOR-i, NALT-i, si  dhe agjencitë vendore: Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave (AME), Policia e Kosovës, Qendra e Situatave në nivel qendror etj.

Konferenca do t’i vazhdojë punimet deri në fund të javës, ku  së bashku me partnerët  tanë do të detajojmë planin final të ushtrimit fushor “Shqiponja 6”.

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31