Një delegacioni i Departamentit të Personelit të MFSK-së vizituan Gardën Kombëtare të Ajovës

Një delegacion i Menaxhimit të Burimeve Njerëzore (MBNJ) në MFSK/FSK, i kryesuar nga gjeneral brigade Skender Zhitia së bashku me kapiten Fatlum Demiri, kapiten Vjosë Maloku–Ramadani dhe rreshter major Arsim Baxhaku, nga 1-8 mars 2018, kanë qëndruar në Gardën Kombëtare të Ajovës-SHBA. Ata ishin në një vizitë pune tetë-ditore me qëllim të shkëmbimit të eksperiencave me Departamentin e MBNJ-së të kësaj force.
 
Gjatë kësaj vizite, pjesëtarët e MFSK/FSK-së patën mundësi që për së afërmi të njihen me: mënyrën e funksionimit dhe menaxhimit të burimeve njerëzore në Gardën Kombëtare të Ajovës; menaxhimin e Bordeve të Karrierës për Oficerë dhe Nënoficerë (procedurat dhe mënyrat e mbajtjes së Bordeve të Gradimit dhe Mbajtjes); përparësitë dhe beneficionet e ndryshme gjatë dhe pas pensionimit; përgatitjen dhe procedimin e pjesëtarëve për t’u dislokuar jashtë vendit; operacionet e përbashkëta të burimeve njerëzore; Programin e Mentorshipit për Kadetët/Oficerët e GKA-së; mënyrat e trajnimit dhe stërvitjeve përgatitore për MOSQ-t (kategoritë e ndryshme të pjesëtarëve); Shërbimet e Qendrës për Moral, Mirëqenie dhe Rekreacion të Ushtarakëve; si dhe Qendrës për Punësim të Ajovës pas pensionimit të pjesëtarëve të GKA-së.
 
Vlen të theksohet se gjatë kësaj vizite, delegacioni i kryesuar nga gjeneral brigade Zhitia u pritën në takime të ndryshme nga gjeneralmajor Timothy Orr, Komandant i GKA-së, gjeneral brigade Damian Donahoe, zëvendëskomandant i Manovrës së GKA-së, gjeneral brigade Steven Warnstadt, udhëheqës i Grupit Planifikues së GKA-së, si dhe gjeneral brigade (i pensionuar) Xhavit Gashi, konsull i Republikës së Kosovës në Ajova.
 
Delegacioni i MBNJ-ve të MFSK / FSK-së gjatë tërë kohës ishin të shoqëruar nga drejtori i G1 të Shtabit të Përgjithshëm të GKA-së, kolonel Timothy Glyn dhe ekipi i tij, si dhe nënkolonel Michael Wunn, drejtor i Programit Shtetëror të Partneritetit në mes të Ajovës dhe Kosovës.
 
 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31