Ushtari Alban Fazliu i dyti në Maratonën Kombëtare të Krosit në Shqipëri

Me ftesë të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Sporteve Ushtarake, “CISM DAY-RUN FOR PEACE’’, në Maratonën e mbajtur në Tiranë, më 12.02.2018, morën pjesë 10 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë iu bashkuan ushtrive të 135 vendeve nga mbarë bota në Ditën Ndërkombëtare të Sporteve në Ushtri.

Në maratonën e Tiranës morën pjesë ushtarë, nënoficerë dhe oficerë të të gjitha gradave dhe nga të gjitha komandat, njësitë dhe repartet e Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Maratona u zhvillua në Kodrat e Liqenit Artificial në Tiranë.

Pjesëtarët e FSK-së, gjatë këtij evenimenti ndërkombëtar kanë shfaqur një paraqitje të shkëlqyeshëm dhe disiplinë shembullore.
 
Garat u zhvillua në dy disiplina, 10 km për vrapuesit djem dhe 6 km për vrapueset vajza.

Në nivelin individual vendin e parë e zuri atleti i Ushtrisë së Shqipërisë kapiten Bledar Mesi,  vendin e dytë e zuri ushtari i FSK-së Alban Fazliu, ushtar i Brigadës të Reagimit të Shpejtë, ndërsa në renditjen ekipore FSK-ja, zuri vendin e tretë.

Certifikatat për tri vendet e para në të dyja disiplinat i dorëzoi ministrja e Mbrojtjes znj. Olta Xhaçka dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku.

Pasi uroi fituesit dhe përgëzoi pjesëmarrësit në garë, ministrja Xhaçka theksoi rëndësinë e meritokracisë, për të cilën tha se do të jetë themelore për karrierën në Forcat e Armatosura. Ministrja Xhaçka përgëzoi edhe ushtarët e FSK-së, të cilët treguan përgatitje të lartë fizike.

Dita e vrapimit zhvillohet çdo vit nga vendet anëtare të kësaj organizate duke u kthyer në ditën ku ushtarakë dhe civilë vrapojnë së bashku në gjithë botën nën flamurin e sportit dhe paqes. Ky aktivitet ka për qëllim promovimin e sportit masiv në Forcat e Armatosura.
 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
   1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30