Delegacioni i FSK-së në Gjermani për seminarin ,,Udhëheqja me forcat ushtarake në demokraci’’

Në kuadër të bashkëpunimit të shkëlqyer në mes të MFSK/FSK-së me Forcat e Armatosura të Gjermanisë dhe në vazhdimësi të realizimit të trajnimeve specialistike të përbashkëta, në Gjermani po qëndron një delegacion i MFSK/FSK-së, i udhëhequr nga gjeneral brigade Zymer Halimi, drejtor i Drejtorisë për Operacione të MFSK-së. Ky delegacion po merr pjesë në seminarin ,,Udhëheqja me forcat ushtarake në demokraci”.

Delegacioni i FSK-së është pritur nga zyrtarë të lartë të Bundesverit Gjerman, si dhe ka realizuar vizita të shumta në institucionet më të rëndësishme shtetërore të Gjermanisë.

Delegacioni i FSK-së, është shoqëruar edhe nga atasheu i mbrojtjes i FSK-së në Republikën Federale të Gjermanisë, koloneli Xhavit Sadrijaj.

Ky trajnim si dhe trajnimet tjera të shumta që po realizohen në Gjermani janë rezultat i bashkëpunimit të mirë në mes Kosovës dhe Gjermanisë.

 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
   1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30