Certifikohen pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në Qendrën e Trajnimit të Kërkim –Shpëtim të FSK-së

Në Kazermën “Evropianet e Rinj” në Pomozotin, u mbajt ceremonia e certifikimit të pjesëtarëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, të cilët përfunduan trajnimin për Kërkim-Shpëtim Urban,  niveli bazik dhe i avancuar.

Trajnimi ,,Kërkim-Shpëtimi Urban–Niveli Bazik dhe i Avancuar” është trajnimi i parë, për vendet e regjionit, i organizuar dhe i realizuar nga Qendra e Trajnimeve të Kërkim-Shpëtimit, qysh nga hapja zyrtare e kësaj qendre të trajnimeve.

Në ceremoni e certifikimit të pranishëm ishin edhe zëvendësministri Brahim Mehmetaj, gjeneral brigade Zymer Halimi, drejtor i Drejtorisë për Operacione në MFSK, koloneli Shaip Haziri,  komandant i Regjimentit të Mbrojtjes Civile, si dhe oficerë dhe nënoficerë të FSK-së dhe FARSH-së.

Zëvendës ministri Brahim Mehmetaj, me rastin e ceremonisë së certifikimit tha se ka nderin dhe privilegjin ,,që t’ ju uroj certifikimin me sukses pjesëtarëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH)  në trajnimin e kërkim-shpëtimit urban të nivelit Bazik  dhe të avancuar. Bashkëpunimi i deri sotëm me FARSH-në dhe FSK-në ka sjell nënshkrimin  e disa marrëveshjeve me rëndësi të veçantë për të dy shtetet. Vizita e ministres së Mbrojtjes së Shqipërisë, znj. Olta Xhaçka ishte mjaft produktive dhe u konfirmua nga të dyja institucionet tona respektive; se bashkëpunimi ynë vetëm sa do të avancohet dhe thellohet edhe më tutje”.

Zv. ministri Mehmetaj uroi pjesëtarët e FARSH-së, duke ju dëshiruar suksese në misionin e tyre, dhe premtimin për mbështetjen e vazhdueshme të MFSK-së dhe FSK-së.

Kurse, komandanti i Regjimentit të Mbrojtjes Civile, koloneli Shaip Haziri, tha se: ,,Qendra e Trajnimit për Kërkim-Shpëtim, ditë për ditë po arrin të ndërtojë themelet e një qendre me karakter ndërkombëtare. Sot pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë po certifikohen, dhe ky është certifikimi i parë i kësaj qendre, me karakter regjional”.

Ndërsa, kapiteni Gentian Tota, udhëheqës i togut të kërkim-shpëtimit të FARSH-së, tha: ,,është një emocion shumë i madh, pasi që, në gjithë karrierën time ushtarake, arrita ta realizoi edhe këtë trajnim me sukses, gjë që, mua mu plotësuar edhe kjo ëndërr, dhe një ndjenjë e kahëmotshme që ne jemi një komb. Ky trajnim më ka lënë mbresa me profesionalizmin dhe disiplinën e treguar nga instruktorët tuaj”.

Kapiteni Tota ndau një Plakat për t`u kujtuar si njësiti i parë i certifikuar në qendrën e kërkim-shpëtimit të FSK-së“.

Dy skuadrat e togut të kërkim-shpëtimit të Brigadës së Mbështetjes Rajonale të FARSH-së trajnimin intensiv e kanë realizuar në Qendrën Trajnuese për Kërkim Shpëtim në Regjimentin e Mbrojtjes Civile, duke filluar nga data 12 nëntor-1 dhjetor 2017.

Trajnimi bazik dhe i avancuar i kërkim-shpëtimit ishte trajnim dinamik dhe intensiv, ku u trajtuan temat në lidhje me katastrofat e ndryshme natyrore apo njerëzorë, ,,tema që lidhen me shembje dhe kolapse të strukturave të ndryshme, intervenimet mjekësore të shpejta, kërkime në struktura të rrënuara në mënyrë të detajuar, njohuri bazike për sistemin e komandës së incidentit, gjithashtu u aftësuan dhe u sprovuan me lëshime të ndryshme nga lartësitë shkëmbore duke u mësuar lidhjet, nyjet dhe lëshimet me litarë.

Për pjesëtarët e FARSH-së, realizuan edhe vizita dhe aktivitete sociale me qëllim të  familjarizimit me të kaluarën historike të popullit të Kosovës. Ata ishin pjesëmarrës edhe në organizimet për ,,Ditën e Forcës” të FSK-së.
 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31