Historiku
Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës
Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK) është përgjegjëse për ushtrimin e kontrollit civil e demokratik mbi Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK). Ajo është përgjegjëse për politikat, menaxhimin dhe administrimin e FSK-së. MFSK-ja është ministri e integruar (nëpunës civil dhe të uniformuar brenda strukturës unike organizative) sipas shembullit të disa ministrive simotra në shtete të caktuara-anëtare të NATO-s.
Për punën e vet ministria i raporton Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe përmes Kryeministrit Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ministria është njëkohësisht Shtabi i nivelit më të lartë të FSK-së, prandaj ajo ka për detyrë që të hartoj politika, ti zbatoj, vlerësoj dhe zhvilloj ato përmes aktiviteteve të FSK-së. Puna dhe përgjegjësitë e MFSK-së mbështeten në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet përkatëse që i përcaktojnë obligimet dhe detyrat e saj.
Forca e Sigurisë së Kosovës
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është forcë e re e sigurisë, është profesionale, shumetnike, e uniformuar dhe e armatosur lehtë. Procesi i ndërtimit të FSK po ngitet nga institucionet vendore me përkrahje të gjerë ndërkombëtare. FSK do të jetë forcë krejtësisht vullnetare, politikisht neutrale dhe me kontroll civil e demokratik. Do të ketë 2500 pjesëtar të rregullt dhe 800 rezervë. FSK do tu shërbej dhe do ti mbroj të gjithë qytetarët e Kosovës. Ajo do të kontribuoj në ruajtjen e paqes dhe sigurisë brenda Kosovës.
Misioni i FSK-së është reagimi ndaj krizave, fatkeqësive natyrore dhe rasteve tjera emergjente si; kërkim-shpëtimi, deminimi, asgjësimi dhe largimi i materialeve të rrezikshme, reagimi ndaj zjarreve dhe pjesëmarrja në misionet paqësore jashtë vendit.
Të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallime etnike e gjinore nga mosha 18-30 vjeçare, mund të bëhen pjesë e FSK-së, përmes procesit përzgjedhës garues të mbështetur në aftësitë psiko-fizike, gjendjen shëndetësore dhe procesin e verifikimit.
Historiku