Ballina BreadCrumbTrailer Ministri BreadCrumbTrailer Ministri Fehmi Mujota

Fehmi Mujota

Ministër i Forcës së Sigurisë së Kosovës

Fehmi Mujota u emërua Ministër i Forcave të Sigurisë së Kosovës më 4 gusht 2008.  Në cilësinë e ministrit, ai është përgjegjës për mbikëqyrjen demokratike dhe civile të Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe e përfaqëson Kosovën në arenën ndërkombëtare për sa u përket çështjeve të forcave të sigurisë.

Zt. Mujota u lind në Mollopolc, të komunës së Shtimës dhe ka diplomuar në Fakultetin e  Filozofisë dhe Sociologjisë dhe ka magjistruar në degën e Administratës Publike të Universitetit të Prishtinës. 

Ai filloi karrierën e tij si mësimdhënës në një shkollë të mesme në Ferizaj dhe ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Nerodimës gjatë konfliktit të vitit 1999.

Si anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), zt. Mujota ishte pjesë e Qeverisë së Përkohshme të Kosovës në cilësi të Drejtorit për Monitorim në Ministrinë e Qeverisë Lokale dhe bashkëkryesues i Komisionit të Strukturave të Përbashkëta Administrative deri në zgjedhjen e tij si kryetar i Komunës së Shtimës në vitin 2000.  Në vitin 2004, ai u zgjodh Deputet i Kuvendit të Kosovës dhe ishte zëvendës kryesues i Komisionit për Shërbime Publike dhe kryetar i Departamentit të Qeverisë Lokale të PDK-së.  Në vitin 2007, ai u zgjodh përsëri si Deputet i Kuvendit të Kosovës dhe ishte anëtar i Delegacionit të Kosovës gjatë bisedave për statusin e ardhshëm të Kosovës dhe Kryesues i Komisionit ad hoc mbi Ligjet që buruan nga propozimi i Ahtisaarit. 

Zt. Mujota dhe bashkëshortja e tij Valbona, kanë tre fëmijë, Labeatin, Uratën dhe Leonatin.

Ditari i Ministrit: