Sipas sondazhit “Barometri Kosovar i Sigurisë” - Forca e Sigurisë së Kosovës më e besueshmja për qytetarët e Kosovës

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë ka publikuar rezultatet preliminare të sondazhit “Barometri kosovar i sigurisë”, në vlerësimin e sektorit të sigurisë, të drejtësisë dhe politikës së jashtme. Sipas këtij sondazhi, Forca e Sigurisë së Kosovës ka dalë të jetë më e besueshmja. Qytetarët e Kosovës, sipas këtij publikimi më së shumti janë shprehur të kënaqur me punën e Forcës së Sigurisë së Kosovës, 72 % për qind, përcjellë nga KFOR-i, 60% për qind, zjarrfikësit 57%, për qind, policia e Kosovës 42% për qind, etj.

Drejtori ekzekutiv i kësaj qendre, Florin Qehaja, ka thënë se programi “Barometri kosovar i sigurisë” ka për qëllim të bëjë matjen e perceptimit të qytetarëve lidhur me institucionet e sigurisë, siç janë policia, FSK-ja, Agjencia e Inteligjencës, zjarrfikësit, EULEX-i, KFOR-i, pastaj institucionet e drejtësisë, siç janë gjykatat, prokuroritë si dhe perceptimet ndaj vendeve fqinje dhe superfuqive botërore.

Përmes këtij hulumtimi ne po i kontribuojmë proceseve të rëndësishme në vend, ngase konsiderojnë që tashmë ka ardhur koha që fjala e qytetarëve të mbizotërojë në raport me vendimet që merren në nivel qeveritar dhe në nivele të larta ndërkombëtare, për arsye se ne konsiderojmë që është shumë e rëndësishme që qytetarët të kenë fjalën e tyre në proceset më të rëndësishme të vendit e sigurisht që siguria, gjyqësia dhe politika e jashtme janë shtylla kyçe, ka thënë Qehaja.

Ndërsa Armend Muja nga kjo qendër, ka thënë se publikimi është i bazuar në hulumtimin e opinionit publik dhe është i bazuar në sondazh, në anketa. “ Është matur kënaqshmëria e qytetarëve me institucionet e sigurisë. Institucioni i sigurisë i cili gëzon kënaqshmërinë më të madhe te popullata, të anketuarit, është Forca e Sigurisë së Kosovës, ajo pasohet nga KFOR-i, me një përqindje më të ulët, e kështu më radhë. Sipas Mujës të anketuarit janë pyetur edhe rreth problemeve tjera të sigurisë dhe politikës, ku qytetarët kanë dhënë mendimet e tyre për këto çështje. Ai tha se 60% për qind e qytetarëve e vlerësojnë situatën politike të keqe, rreth 52% për qind nuk i besojnë sistemin zgjedhor në Kosovë, 48% për qind  të  të anketuarve shqiptarë nuk u besojnë bisedimeve Kosovë-Serbi, ndërsa prej serbëve të anketuar 55 % për qind u besojnë këtyre bisedimeve. Kjo anketë me qytetarë përmban edhe shumë pyetje tjera, të cilat janë bërë publike nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë.  Sipas kësaj ankete, qytetarët e Kosovës, më së shumti i besojnë Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31

KOSOVO IN UNESCO