FSK-ja përuroj tri objekte me rëndësi të madhe

Prishtinë, 10 tetor 2011  - Në Kazermën e Komandës së Dokrtinës dhe Stervitjes(KDS) të Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK) në Ferizaj, sot, u bë përurimi i tri objekteve me rëndësi të madhe: u inaugurua Autoshkolla dhe Salla e Sporteve të FSK-së, si dhe rruga (17 km) Burrnik-Stanet e Gremës.

Hapjen solemne të këtij manifestimi e bëri komandanti i KDS-së, gjeneral brigade Enver Cikaqi, ndërsa për rëndësinë e përmirësimit dhe avancimit të infrastrukturës të FSK-së, folën Gjeneralii KFOR-it, Diella, zëvendësministri i FSK-së, Shemsi Veseli.

Po sot u perurua edhe rruga lokale në fshatin Burrnik të komunës së Ferizajt. Ky ishtë një projekt i përbashkët i FSK-së, Komunës së Ferizajt, KFOR-it dhe komunitetit të kësaj ane, i cili projekt ka rëndësi të veçantë për banorët e këtij lokaliteti. Rruga, me gjatësi 17 kilometra, u realizua në kuadër të bashkëpunimit të FSK-së, me komunën e Ferizajt.Me rastin e përurimit të rrugës foli kryetari i Komunës Bajrush Xhemajli i cili falënderoi FSK-në për punën e madhe që kanë bërë me ndërtimin e kësaj rruge si dhe për rëndësinë që ka kjo rrugë për lidhjen e fshatrave malore të kësaj ane. 

Në emër të Ministrisë së FSK-së foli zv.ministri Bejtush Gashi, i cili me këtë rast; shprehu gatishmërinë e Ministrisë dhe të FSK-së, për kryerjen e projekteve të tjera, kudo, në Kosovë, aty ky ka nevojë.

Në këto solemnitete përuruese morën pjesë zëvendësministrat e FSK-së, Shemsi Vesili, Bejtush Gashi dhe Sllavisha Filipoviqi, zëvendëskomandanti i FSK-së, komandanti i KFT-së, gjeneralmajor Rrahman Rama, përfaqësues të KFOR-it, të komunës së Ferizajt të Ministrisë së Infrastrukturës, banorët ë fshatrave të kësaj ane, ambasadori i Holandës në Prishtinë Robert Bosh. etj. Qeveria e Holandës ka investuar në objektet e përuruara. 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31