U kthye Njësia e Kërkim-Shpëtim të FSK-së, nga misioni në Shkodër

Prishtinë,  20 dhjetor 2010

Pas reshjeve të vazhdueshme dhe vërshimeve të ujit, në Veriun e Republikës së Shqipërisë, situata ishte përkeqësuar shumë, me këtë rast  Qeveria e Shqipërisë zyrtarisht pati kërkuar ndihmë profesionale nga Qeveria e Kosovës. Duke shprehur gatishmërinë për të ndihmuar, me 2 dhjetor 2010, MFSK menjëherë dërgoi një njësitë të kërkim-shpëtimit atje.

Njësia e FSK-së me mision në Shkodër, përbëhej prej pjesëtarëve të specializuar të kërkim-shpëtimit, Policisë së Forcës (PF) dhe personelit mjekësorë. Trupat e FSK-së, kanë operuar kryesisht në fshatrat: Dajç dhe Trush, komuna e Bërdicës, rrethi Shkodrës.

Gjithsejtë në Shqipëri kanë qenë 109 pjesëtarë të FSK-së, me mjetet dhe me teknikën e nevojshme për situata të jashtëzakonshme. Njësiti i kërkim-shpëtimit në terren ka operuar me 31 automjete dhe më 6 ekipe mjekësore. Ata kanë evakuuar mbi 1536 banorë, kanë kryer 201 asistenca mjekësore personave të evakuuar, toga e transportit me kamion ka transportuar dhe shpërndarë 4618 pako ushqimore,  59 ton miell 53200 litra ujë,  95 shtretër, 1000 copë batanije si dhe 4 kamion me rroba të ndryshme.

Kjo është hera e dytë që FSK-ja, brenda këtij viti, ndihmon Republikën e Shqipërisë, në  përballimin e situatave të jashtëzakonshme.

Në përcjellje të trupave të FSK-së nga Shkodra, zëvendëskomandanti i operacionit Gjeneral Vladmir Qiriazi nga Ushtria Shqiptare, ka vlerësuar lartë misionin e pjesëtarëve të FSK-së, të cilët me vetëmohimin dhe  profesionalizmin e tyre, kanë bërë punë të shkëlqyeshme si dhe kanë lanë pas një emër të mrekullueshëm tek popullata vendore. Me datë 18 dhjetor 2010,  njësia e FSK-së e ka kryer misionin në Shkodër dhe kontingjenti në ora 09 të ditës së njëjtë, ka filluar marshimin për Kosovë. 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31

KOSOVO IN UNESCO