FSK-ja dhe KFOR-i gjerman mbështesin manastirin ,,Arhangjeli'' në Prizren

FSK-ja në bashkëpunim me KFOR-in Gjerman, janë duke e realizuar një projekt humanitar për të ndihmuar manastirin “Arhangjeli” në Prizren.

FSK-ja përmes Batalionit të Xhenios i është përgjigjur kërkesës të KFOR-it Gjerman, të cilët i kanë dhuruar një donacion mbi 120m kub zhavorr manastirit “Arhangjeli”në Prizren, për bartjen e zhavorrit nga Kazerma e KFOR-it, deri te ambientet e Manastirit në Prizren.

Ky manastir daton qysh nga shekulli i 13-të, dhe bartë vlera historike dhe arkeologjike për trashëgimin e Kosovës, ka nevojë për ndërhyrje në ruajtjen dhe mirëmbajtjen e tij.

FSK-ja në vazhdimësi ka përkrahur dhe mbështetur shumë projekte, të cilat janë në të mirë të gjithë qytetarëve dhe të trashëgimisë kulturore e fetare në Kosovë.
 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
     1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30