Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut mirënjohje komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Ramës

Sot, në Ministrinë për FSK-në, qëndroi një delegacion i Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës, në krye me drejtorin e QKTGJK, dr. Bukurije Zhubi të cilit u pritën nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe koloneli Xhevdet Tahiraj, drejtor i Departamentit të Mjekësisë të FSK-së.

Në emër të QKTGJK-së, drejtoresha  dr. Bukurije Zhubi i dha mirënjohje komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Ramës me motivacionin për kontributin, promovimin dhe organizimin e dhurimit vullnetar të gjakut.

Me këtë rast, komandanti i FSK-së, gjeneral Rama ka falënderuar personelin e QKTGJ-së, për mirënjohjen si dhe njëherësh ka premtuar vazhdimin e këtij bashkëpunimit si dhe dhënien e ndihmave për këtë qendër të dhurimit të gjakut.

Dr. Bukurije Zhubi tha se FSK-ja është donatori kryesor i dhurimit të gjakut në nivel kombëtar, për Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës, si dhe ka ndihmuar dhe po ndihmon edhe në forma tjera për organizimin e dhurimit të gjakut edhe jashtë kazermave të FSK-së. 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31