Certifikohen 6 pjesëtarë të FSK-së në Kursin e gjuhës gjermane

Sot në mjediset e kazermës “Adem Jashari” të Komandës së Forcave Tokësore (KFT) të FSK-së në Prishtinë, përfundoi Kursi i gjuhës gjermane, i cili ka zgjatur pesë-muaj dhe është   realizuar nga Ambasada Gjermane në Kosovë.

Për ta përcjellë nga afër këtë ceremoni ishin: Komandanti i Komandës së Forcave Tokësore (KFT) gjeneral brigade Enver Cikaqi, ambasadori i Gjermanisë për Kosovë Z. Christian Heldt, shefi i Shtabit të Komandës së Forcave Tokësore kolonel Hasan Hoxha, këshilltari për Logjistik në MFSK kolonel Armin Dausch, zyrtari për Transformim dhe Standardizim në MFSK kolonel Haki Hoti, si dhe oficerë dhe pjesëtarë të njësive të ndryshme të FSK-së.

Ceremoninë e shpalli të hapur shefi i Shtabit i Komandës së Forcave Tokësore kolonel Hasan Hoxha, i cili dha disa detaje rreth këtij kursi, të cilin e kanë ndjekur 6 pjesëtarë të e FSK-së për pesë muaj rresht.

Ambasadori i Gjermanisë për Kosovë Z. Christian Heldt me një fjalë rasti ju drejtua të pranishmëve: “Kisha dashur të shpreh respektin tim për pjesëtarët të cilët e kanë kaluar me sukses Kursin e gjuhës  gjermane. Për mua kjo është një shenjë shumë e rëndësishme që e lidhë Kosovën më Gjermaninë. Gjermania dhe Kosova janë të lidhura edhe në shumë   aspekte edhe nga diaspora. Jam i lumtur që kjo lidhje po forcohet vazhdimisht përmes  ndërmjetësimit dhe këmbimit personal ndërmjet nesh dhe akoma më shumë përmes njohjes së gjuhëve të njëri–tjetrit. Mësimi i gjuhës gjermane do të ju ndihmoj dhe do të lehtësoj bashkëpunimin tonë në të ardhmen”, u shpreh ambasadori Heldt.

Ndërsa,  komandanti i Komandës së Forcave Tokësore (KFT) gjeneral brigade Enver Cikaqi e falënderoi ambasadorin gjerman me këto fjalë: Faleminderit z. ambasador për kohën dhe pjesëmarrjen në këtë ceremoni. Prania e juaj, sot këtu, tregon për mbështetjen që ka Shteti i Kosovës, dhe në veçanti FSK-ja nga Shteti Gjerman por edhe nga Ushtria Gjermane. Për ne si FSK, përfundimi i këtij kursi është një ngjarje e veçantë. Që nga viti 2009 e kemi pasur objektiv realizimin e tij. Ne, falë jush tashmë e kemi funksional edhe Laboratorin e Gjuhës  Gjermane”.

Pastaj, gjeneral Cikaqi ju drejtua edhe kursantëve me një fjalë rasti, të cilët i falënderoi për përkushtimin, suksesin dhe disiplinën e treguar në këtë kurs. “Ju përgëzoj për rezultatet e arritura ju kursantë e në veçanti mësuesen e gjuhë gjermane që ka bërë një punë jashtëzakonisht të mirë. Duhet ta dini se keni barrë mbi vete rritjen e bashkëpunimit dhe ndërveprueshmërisë ndërmjet forcave tona. Ky kurs do t’i ndihmoj shumë marrëdhëniet tona  dypalëshe. Ne do të rrisim numrin e pjesëtarëve të FSK-së, të cilët do të ndjekin kurset  edhe  në Akademinë e Ushtrisë Gjermane. Këta djem dhe vajza do të jenë edhe një urë tjetër lidhëse në bashkëpunimin e Kosovës me Gjermaninë”.  

Në fund u  ndanë certifikatave për të gjithë  kursantët si dhe mirënjohje për më të dalluarit.
 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31