Drejtori i NALT-it, gjenerali Ralf Hoffmann vizitoi Komandën e Forcave Tokësore

Sot në mjediset e kazermës ,,Adem Jashari” të Komandës së Forcave Tokësore, gjeneral brigade Enver Cikaqi priti në takim drejtorin e Ekipit Ndërlidhës Këshillëdhënës të NATO-s (NALT) për MFSK/FSK-në, gjeneral brigade Ralf  Hoffmann.

Gjeneral Cikaqi e informoi drejtorin e NALT-it, gjeneralin Hoffmann, për aktivitetet që po zhvillohen në kuadër të Komandës së Forcave Tokësore. Ata diskutuan edhe lidhur me ndihmën që NALT-it po ofron për FSK-në me  këshillime, rekomandime dhe trajnime. Po ashtu folën për të arriturat e FSK-së dhe mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen të FSK- me NALT-in, për çka gjenerali Hoffmann u shpreh i gatshëm që ky bashkëpunimi do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. 

Përmes një prezantimi informues, shefi i Departamentit për Operacione dhe Trajnime i KFT-së koloneli Fadil Hoxha e njohu gjeneralin Hoffmann me misionin, strukturën,  kapacitetet, aktivitetet, detyrat dhe ndihmën që NALT-i në vazhdimësi  i ofron FSK-së.

Më pas gjeneralët Cikaqi dhe Hoffmann vizituan Shtabin e Forcave Tokësore dhe njësitë ku po zhvillohet procesi i punës së përbashkët rreth planifikimit të aktiviteteve dhe trajnimeve për vitin 2019.

Në kuadër të kësaj vizite, gjenerali Hoffmann, gjithashtu takoi edhe dy sindikatat, Sindikatën e  Personelit dhe Sindikatën për Politika dhe Plane të KFT-së.

Në fund, në emër të stafit të Komandës së Forcave Tokësore gjeneral Cikaqi e falënderoi gjeneralin Hoffmann për vizitën dhe për kontributin e çmuar të ekipit që ai drejton.
 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31