Një delegacion i lartë i FSK-së viziton Ministrinë e Jashtme të Francës

Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK) z. Burim Ramadani, komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe oficeri i lartë kolonel Jeton Dreshaj, po qëndrojnë për vizitë zyrtare në Republikën e Francës.

Delegacioni i MFSK-së i shoqëruar edhe nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Paris z. Qëndrim Gashi  u prit nga z. Thomas Bertin, drejtor për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës.

Në takimet që zhvilloi delegacioni i FSK-së në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe  në Ministrinë e Mbrojtjes të Francës, janë diskutuar arritjet e FSK-së, bashkëpunimi dypalësh dhe avancimi i marrëdhënieve ndërmjet dy ministrive.

Zëvendësministri Ramadani dhe gjeneral Rama  në takimet e tyre me zyrtarët francez biseduan  edhe për sigurinë në Kosovë dhe rajon, si dhe për të ardhmen e FSK-së dhe mundësitë që FSK-ja në të ardhmen të bëhet pjesë e Operacioneve Paqeruajtëse krahas ushtrive të vendeve të NATO-s.

Në të gjitha takimet e delegacionit të MFSK-së me zyrtarët francez u arrit konstatimi se bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Francës për çështjet e sigurisë dhe të mbrojtjes është kontribut për partneritetin e përgjithshëm midis dy vendeve si dhe për sigurinë rajonale dhe më gjerë.

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31