Delegacion i lartë i FSK-së vizitoi Qeverinë Gjermane

Zëvendësministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës, z. Burim Ramadani, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe koloneli Jeton Dreshaj, që nga data 16.07.2018, po qëndrojnë për një vizitë zyrtare në Qeverinë Federale të Gjermanisë.

Zëvendësministri Ramadani dhe komandanti i FSK-së gjeneral Rama, gjatë vizitës në Qeverinë e Gjermanisë kanë realizuar takime të përbashkëta ku kanë biseduar për zhvillimet dhe arritjet e përgjithshme të FSK-së, avancimin dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, si dhe për planet për avancim dhe bashkëpunim në të ardhmen.

Gjatë takimeve të përbashkëta, zyrtarët e lartë të Qeverisë Gjermane kanë konfirmuar mbështetjen për FSK-në dhe Kosovën, duke përkrahur  zhvillimin e  kapaciteteve profesionale të institucioneve të Kosovës për siguri  me qellim të  thellimit të bashkëpunimit me Gjermaninë dhe NATO-n, në këtë aspekt.

Delegacioni i Ministrisë për Forcën e Sigurisë të Kosovës (MFSK) është pritur nga sekretari i shtetit z. Thomas Silberhorn, zëvendësministër në Ministrinë Federale të Mbrojtjes, kurse dje delegacioni i MFSK-së është pritur nga znj. Betinna Cadenbach, drejtoreshë për Politikat e Sigurisë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë dhe drejtori për Planifikim në Ministrinë e Mbrojtjes, gjenerali Erhard Bühler Delegacioni ka vizituar edhe Departamentin për Bashkëpunim Ndërkombëtar.

Gjatë  takimeve në Qeverinë e Gjermanisë delegacioni i MFSK-së bisedoi me mikpritësit për avancimin dhe thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në mes të Kosovës dhe Gjermanisë dhe në këtë kuadër edhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës me Ushtrinë e Gjermanisë.

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31