Oficerë dhe familjarë të Forcave të Armatosura të Turqisë vizituan Kosovën

Bazuar në Protokollin mbi shkëmbimin e personelit ushtarak dhe civil për qëllime sociale dhe kulturore ndërmjet Ministrisë për FSK-në dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Turqisë, prej datës 26 qershor deri më 02 korrik 2018, si mysafirë të MFSK/FSK-së ka qëndruar për vizitë kulturore në vendin tonë një delegacion 10 anëtarësh nga stafi ushtarak i Forcave të Armatosura të Turqisë me bashkëshortet e tyre.

Delegacioni nga Turqia është pritur edhe nga komandanti i Komandës së Forcave Tokësore gjeneral brigade Enver Cikaqi dhe gjeneral brigade Naim Haziri, si dhe nga oficerë tjerë të FSK-së, disa nga të cilët shoqëruan delegacionin gjatë tërë kohës së qëndrimit në Kosovë.

Mysafirët nga Forcat e Armatosura të Turqisë kanë realizuar edhe vizita të shumta nëpër vende të ndryshme historike dhe me interes kulturor si në Kosovë, Maqedoni dhe në Shqipëri. Në Kosovë kanë vizituar Muzeun Kombëtar, Xhaminë e Madhe, Ministrinë për FSK-në, Kazermën “Adem Jashari”, Sheshin “Nëna Terezë”, vendqëndrimin e stafit të KFOR-it turk në “Film City”, Tyrben e Sulltan Muratit, Kompleksin Memorial të Jasharajve në Prekaz, Sheshin e Pejës, tek busti i Shkelzen Haradinajt vunë buqeta lulesh dhe nderuan me minutë heshtje dhe burimin e Drinit të Bardhë në Radavc të Pejës.

Po ashtu në qytetin e Prizrenit përveç shumë objekteve me rëndësi kulturore dhe historike, vizituan Muzeun Etnologjik dhe atë Arkeologjik si dhe kampin e KFOR-it turk, ku u pritën nga stafi komandues i tij.

Ndërkaq, në Shkup e Tiranë ata vizituan kanionin e Matkës, kalanë e Shkupit, xhaminë e Mustafë Pashës, Pazarin e Vjetër, Sheshin e Shkupit, Bunkerin Art, Xhaminë e Ethem Beut, Bulevardin “Nënë Tereza”, Sheshin “Skënderbeu”, Malin e Dajtit etj.

Vizita është realizuar sipas agjendës së paracaktuar dhe mysafirët u shprehën mjaft të kënaqur me mbresa të veçanta dhe shumë falënderues për pritjen.
 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
     1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30