Ministri i FSK-së Rrustem Berisha nuk ka refuzuar vendimin e Qeverisë për ngritje të pagave

Më 30 qershor 2018, ditë e shtunë, gazeta Express, ka publikuar një lajm të pavërtetë sa i përket zbatimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagave për kabinetin  qeveritar nga ministri i FSK-së zotëri Rrustem Berisha.  Lajmi i gazetës Express thotë: “Pagën me rritje ka refuzuar edhe Ministri i AAK’së, Rrustem Berisha. Këta ministra nuk i kanë dërguar listat e pagave, në Ministrinë e Administratës Publike, me rritje qysh ka vendosur Shefi i Qeverisë. Në këtë mënyrë del se kundër vendimit të Haradinajt është të paktën edhe një zyrtar i lartë i AAK’së, për arsye ende të panjohura”. /GAZETAEXPRESSE e shtunë, 30 Qershor 2018 13:15/

Që në fjalinë e parë të gazetës Express, është dhënë  një lajm i pavërtetë, që na bënë të përfundojmë  se shkrimi ka qenë jo profesional, sepse nuk ka cituar  palën e apostrofuar (ministrin Rrustem Berisha) dhe nuk ka bërë verifikimin e informatës së paku edhe nga një burim tjetër.

Ky lajm është ritransmetuar edhe nga mediumet dhe portalet tjera, prandaj e shohim më se të domosdoshme që  për hir të informimit korrekt dhe objektiv të qytetarëve dhe mediave, të  informojmë  se:  ministri i FSK-së zoti Rrustem Berisha nuk e ka refuzuar vendimin  e Qeverisë për rritjen e pagave.

E vërteta është se  nga MFSK-ja, departamenti përkatës, nuk është  kryer procedimi  për rritjen e pagave për muajin qershor, sipas vendimit të Qeverisë Nr 4/20 dat 20.12.2017, për shkak se procedimi i pagave në MAP dhe MF për MFSK-në është bërë  më 8.06.2018, kurse vendimi i Gjykatës Kushtetuese  ka dalë  më datë 11.06.2018. Arsye tjetër e mosprocedimit  ka qenë edhe moskomunikimi zyrtar dhe administrativ përmes shkresave zyrtare në mes MAP-it,  MF-së dhe ministrive përkatëse. Kjo procedurë e ngritjes së pagave do të kryhet  me efekt retroaktiv  sipas datave dhe afateve që parasheh vendimi i Qeverisë.

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
     1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30