Certifikohen zhytësit e FSK-së në Qendrën e Trajnimit për Kërkim-Shpëtim

Në Qendrën e Trajnimit për Kërkim-Shpëtim në Pomozatin, më 29.06.2018, është mbajtur ceremonia e certifikimit të 12 pjesëtarëve të FKS-së, të cilët kanë përfunduar me sukses kursin e nivelit bazik të zhytjes në ujë.

Gjatë këtij trajnimi kadetët kanë përfunduar pjesën teorike brenda në klasë, ku kanë mësuar procedurat e sigurisë, njohuritë rreth pajisjeve të zhytjes dhe komunikimin nën ujë. Faza tjetër e trajnimit është mbajtur në pishinë, në Banjë të Malishevës, ku për herë të parë studentët kanë përjetuar përvojën praktike të veshjes si dhe notit me pajisje të zhytjes.  Fazën e tretë dhe të fundit të trajnimit, studentët e kryen në Batllavë, gjatë qëndrimit njëjavor; ku aty studentët kanë fituar praktikën dhe përvojën e zhytjes në ujëra të ndotura ku shikueshmëria ka qenë shumë e dobët. Gjatë testimit të rreptë, studentët për detyrë kanë pasur kryerjen e një numri të procedurave të sigurisë gjersa zhyteshin në një thellësi minimale prej 5m nën ujë. Gjatë testimit, studentët u vizituan nga admirali Kilrain i SHBA-ve dhe komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama.

Certifikatat janë ndarë nga koloneli Shaip Haziri, komandant i Regjimentit të Mbrojtjes Civile (RMC), koloneli Selim Troci nga Ushtria e Republikës së Shqipërisë dhe njëherësh drejtor i Qendrës së Kërkim-Shpëtimit, Major Connor, Atasheu nga Ambasada e SHBA-ve si dhe drejtori i Qendrën së Trajnimit për Kërkim-Shpëtim.

Ky kurs ka qenë historik për tërë FSK-në. Për herë të parë, nga komuniteti joshumicë, 2 pjesëtarë të FSK-së nga komuniteti serb janë kualifikuar si zhytës. Gjithashtu për herë të parë, duke u ballafaquar me stresin mendor dhe tendosjen e të qenit anëtar i kërkim-shpëtimit profesional si dhe një zhytës, studentët iu nënshtruan një trajnimi specifik lidhur me atë se si të menaxhojnë traumat psikologjike. Ky modul u tregua shumë i suksesshëm andaj që prej tash është përfshirë në të gjitha kurset që ofrohen nga QTKSH-ja.
 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
      1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31